Pas dy dekadave, pensionohet gjyqtari Anthony Taylor

Gjyqtari i njohur i Ligës Premier, Anthony Taylor ka njoftuar pensionimin pas përfundimit të Kupës së Botës.
Taylor, 47 vjeç, i ka dhënë fund karrierës së tij pas më shumë se dy dekadash dhe plot 831 ndeshjesh të gjykuara.
Ndeshja e tij e fundit ishte ajo e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Portugalisë këtë verë, të cilën kampionët e botës, e fituan 1-0 falë golit të Mikel Merinos në minutat shtesë.
Gjatë 16 sezoneve në Ligën Premier, Taylor drejtoi 432 ndeshje të elitës angleze, ndërsa në karrierën e tij arbitroi edhe finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit.
“Të gjykosh në nivelin më të lartë ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm, por presioni është i madh dhe vëmendja ndaj çdo vendimi është e vazhdueshme. Tani është momenti i duhur për t'u tërhequr dhe për të nisur kapitullin e ri të karrierës sime”.
“Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për dy asistentët e mi, Gary dhe Adam, kolegët e arbitrazhit dhe të gjithë ata që janë pjesë e futbollit për mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve. Mbi të gjitha, dua të falënderoj familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen e palëkundur gjatë sakrificave të mëdha që kjo karrierë ka kërkuar”, deklaroi ai.
🚨 BREAKING: Anthony Taylor announces retirement from refereeing. Englishman officiated 831 games across 2 decades (including every domestic cup final) & bows out aged 47 after taking charge of #Portugal vs #Spain in last-16 of #FIFAWorldCup @TheAthleticFC https://t.co/EW75W55pAy
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 21, 2026
Taylor mori pjesë si arbitër në dy Kupa Bote, atë të Katarit në vitin 2022 dhe atë të vitit 2026, si edhe në Kampionatin Evropian të viteve 2020 dhe 2024.
Në karrierën e tij ai drejtoi gjithashtu finalet e FA Cup në vitet 2017 dhe 2020, finalen e Carabao Cup në vitin 2015, si dhe finalen e play-offit të Championship në vitin 2018./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요