관련 뉴스12건11개 미디어
진보 성향 27%중도 성향 36%보수 성향 37%
general
중도 성향

Netanyahu për kryetarin e New Yorkut: Ai me gruan festoi sulmin terrorist të 7 tetorit në Izrael

Telegrafi - Lajme
Netanyahu për kryetarin e New Yorkut: Ai me gruan festoi sulmin terrorist të 7 tetorit në Izrael

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të New Yorkut, Zohran Mamdani, duke e akuzuar atë për nxitje të përçarjeve mes komuniteteve.

Netanyahu tha se do të udhëtojë në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe deklaroi se nuk është i shqetësuar për kritikat apo reagimet që mund të përballet gjatë vizitës së tij.

“Mamdani po nxit urrejtje. Ai duhet të jetë kryetar i të gjithë njujorkezëve – hebrenjve, myslimanëve dhe të krishterëve. Ai po përpiqet ta kthejë një grup kundër tjetrit”, tha ai.

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Kryeministri izraelit pretendoi gjithashtu se komuniteti hebre në New York ndihet i frikësuar dhe bëri akuza ndaj familjes së Mamdanit lidhur me sulmet e 7 tetorit në Izrael.

“Gruaja dhe familja e Zohran Mamdanit kanë festuar masakrën e 7 tetorit”, deklaroi Netanyahu.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur debati politik në New York është përqendruar te çështjet e Lindjes së Mesme, sigurisë dhe marrëdhënieve mes komuniteteve të ndryshme.

Mamdani, i cili ka qëndrime kritike ndaj politikave të qeverisë izraelite, është bërë një figurë e debatueshme në politikën amerikane, veçanërisht për shkak të qëndrimeve mbi konfliktin izraelito-palestinez. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

같은 사건, 다른 제목

진보 성향 25%중도 성향 42%보수 성향 33%
354
이 이슈 전체 보도 12건 보기
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.