Zejnulla Gashi pranon zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Kryeprokurori i shtetit, Zejnulla Gashi ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën, nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Agron Qalaj.
Kryeprokurori i ri i shtetit, Gashi tha se do të ketë kryeprokuror i të gjithëve dhe do të punojnë në forcimin e ligjit.
“Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj. Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai.
Ndryshe, Gashi një ditë më parë është dekretuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Ai u propozua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, duke siguruar pesë nga gjashtë votat e anëtarëve të Këshillit. Ai pason në këtë detyrë Blerim Isufajn. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요