관련 뉴스2건2개 미디어
general
중도 성향

​Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, studiuesi që “futi’ Beratin e Gjirokastrën në UNESCO

Telegrafi - Lajme
​Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, studiuesi që “futi’ Beratin e Gjirokastrën në UNESCO

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka njoftuar, të mërkurën, se është ndarë nga jeta, në moshën 89-vjeçare anëtari i saj Emin Riza, njëri nga studiuesit më të njohur shqiptarë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale.

I lindur më 3 korrik 1937 në Shkodër, Riza, sipas ASHSH, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai ishte autor i 16 monografive dhe mbi 130 artikujve shkencorë, ndërsa veprat e tij më të njohura janë "Qyteti-Muze i Gjirokastrës" dhe "Banesa shqiptare me qoshk".

Akademik Riza ishte nismëtar i Ligjit "Për trashëgiminë kulturore" dhe udhëhoqi përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për UNESCO, duke kontribuar në përfshirjen e tyre në Listën e Trashëgimisë Botërore. Për veprimtarinë e tij u nderua me titullin "Qytetar Nderi" i Gjirokastrës dhe Beratit, shkruan në njoftimin e ASSH, transmeton KosovaPress.

Me rastin e vdejes së Rizës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Komisioni i Përhershëm i Trashëgimisë Kulturore i shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, komunitetit akademik dhe bashkëpunëtorëve të tij për sic u tha, “këtë humbje të madhe njerëzore dhe shkencore”.

Ceremonia e varrimit të Rizës do të zhvillohet sot ) të mërkurën) në orën 16:00 në varrezat e Tufinës, në Tiranë. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.