오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
관련 뉴스50건44개 미디어
진보 성향 13%중도 성향 45%보수 성향 42%
la Repubblica
진보 성향 13%중도 성향 45%보수 성향 42%
Telegrafi
MercoPress
El Comercio (Peru)
The Jerusalem Post
Washington Examiner
RPP Noticias
Diario Financiero
Geo News (Pakistan)
Tehran Times
Der Spiegel
N1
The Clinic
Washington Times
La Tercera
The Portugal News
KOHA.net
Il Giornale
Svenska Dagbladet
The Independent (World)
Tuko (Kenya)
ABC.es
Euronews
De Telegraaf
Echorouk Online
Il Fatto Quotidiano
Daily Sabah
Mint (India)
Report.az
Digi24
Al Bawaba
The Times of India
EL PAÍS (español)
Mehr News Agency
Prensa Libre
Rzeczpospolita
20minutos
Fox News
Poder360
Anadolu Agency
La Patilla
Perfil
La Nacion (Argentina)
Breitbart
la Repubblica
general
중도 성향

Infantino në krye të OKB-së - si zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara?

Telegrafi - Lajme
Infantino në krye të OKB-së - si zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara?

ONP Summary

U.S. President Trump has proposed FIFA President Gianni Infantino as the next United Nations secretary-general, according to multiple outlets citing New York Post reports. Trump regards Infantino as better qualified than current contenders Grossi and Bachelet because of his international standing and demonstrated ability to achieve consensus.

Conservative:Diplomatic consensus builder — conservative outlets highlighted Infantino's international respect and proven ability to build consensus as key credentials supporting Trump's nomination.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund ta mbështesë kreun e FIFA-s, Gianni Infantino, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, por nuk ka mundësi t’ia imponojë kandidaturën mbi kandidatët e tjerë.

Për t’u zgjedhur në këtë post, kandidati duhet të marrë miratimin e të gjithë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kjo do të thotë se Infantino nuk do ta kishte të garantuar rrugën drejt udhëheqjes së OKB-së, edhe nëse do të gëzonte mbështetjen e plotë të Trumpit.

Sipas një raporti të The New York Post, presidenti amerikan e konsideron presidentin e FIFA-s si një kandidat potencial “të respektuar”, me një “aftësi të veçantë për të bashkuar njerëzit”. Trump beson se kjo aftësi është dëshmuar përmes organizimit dhe suksesit të Kupës së Botës 2026.

Donald Trump synon ta bëjë Gianni Infantinon si shef të ri të OKB-së

Megjithatë, mbështetja e Trumpit, në çdo rast, nuk do të mjaftonte për të çuar në postin më të fuqishëm diplomatik në botë një person që nuk është diplomat karriere, raporton euronews.

As Trump dhe as Infantino nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht një kandidaturë të tillë. Megjithatë, nëse Infantino do të hynte në garë, ai do të përballej me një proces përzgjedhjeje kompleks dhe politikisht shumë të ndërlikuar.

Për t’u zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Infantino do të kishte nevojë për mbështetjen e një numri të madh shtetesh.

Njëkohësisht, ai nuk do të mund të siguronte postin nëse do të përballej me kundërshtimin e ndonjërit prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit – Rusisë, Kinës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar ose Shteteve të Bashkuara – pasi secili prej tyre ka të drejtën e vetos dhe mund ta bllokojë kandidaturën e tij.

Si e zgjedh OKB-ja, Sekretarin e Përgjithshëm?

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara emërohet nga Asambleja e Përgjithshme me 193 shtete anëtare, por vetëm pasi kandidati të jetë rekomanduar nga Këshilli i Sigurimit.

Në praktikë, kjo do të thotë se përzgjedhja vendimtare bëhet nga Këshilli i Sigurimit, i përbërë nga 15 shtete – pesë anëtarë të përhershëm dhe dhjetë anëtarë të përkohshëm – përmes negociatave të mbyllura dhe konsultimeve diplomatike.

Çdo kandidat duhet të propozohet nga një ose më shumë shtete anëtare të OKB-së. Më pas, kandidatët paraqesin publikisht vizionin e tyre për drejtimin e organizatës dhe u përgjigjen pyetjeve të ambasadorëve, diplomatëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, përpara se të nisë procesi përfundimtar i përzgjedhjes.

Pas dëgjimeve publike, Këshilli i Sigurimit zhvillon një sërë votimesh jozyrtare dhe konfidenciale derisa të arrijë konsensus për një kandidat të vetëm, të cilin më pas ia rekomandon Asamblesë së Përgjithshme. Megjithatë, secili prej pesë anëtarëve të përhershëm – SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar – ka të drejtën e vetos, që do të thotë se mund ta bllokojë çdo kandidaturë. Për këtë arsye, pranueshmëria gjeopolitike shpesh është po aq e rëndësishme, madje edhe më vendimtare, sesa përvoja diplomatike e kandidatit.

Pas rekomandimit nga Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme zakonisht e miraton kandidatin pa pengesa. Edhe pse teorikisht mund të votojë kundër, një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Me Antonio Guterresin që pritet të largohet nga posti në fund të këtij viti, pas përfundimit të dy mandateve në krye të OKB-së, gara për pasardhësin e tij tashmë ka nisur. Këshilli i Sigurimit pritet të fillojë shqyrtimin e kandidatëve në fund të korrikut.

Një debat me temën “UN Town Hall: Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm” do të mbahet të enjten pasdite në Nju Jork, ku pritet të marrin pjesë të gjithë kandidatët që kanë shpallur deri tani kandidaturat e tyre.

Megjithatë, procesi i nominimeve mbetet i hapur, pasi nuk ka një afat të detyrueshëm për paraqitjen e kandidatëve. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara ose çdo shtet tjetër anëtar i OKB-së mund ta propozojë Gianni Infantinon edhe pasi procesi i përzgjedhjes të ketë nisur.

Gjashtë kandidatë deri më tani për postin më të lartë

Deri më tani janë propozuar shtatë kandidatë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të Kombeve të Bashkuara, megjithëse njëri prej tyre tashmë është tërhequr nga gara. Virginia Gamba, ish-përfaqësuesja speciale e OKB-së për fëmijët dhe konfliktet e armatosura, ishte nominuar fillimisht nga Maldivet, por kandidatura e saj më vonë u tërhoq.

Ndër emrat më të njohur në garë është Michelle Bachelet, ish-presidente e Kilit dhe ish-Komisionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ajo sjell një përvojë të gjatë politike dhe diplomatike, por kandidatura e saj mund të shkaktojë edhe ndarje, për shkak të qëndrimeve të saj të hapura kritike ndaj regjimeve autoritare.

Qeveria e re konservatore e Kilit, e udhëhequr nga Jose Antonio Kast, e ka tërhequr mbështetjen për të, por Bachelet mbetet ende në garë, pasi kandidatura e saj vazhdon të mbështetet nga liderët me pikëpamje të ngjashme të Meksikës dhe Brazilit.

Ndër kandidatët më të spikatur është edhe drejtori i përgjithshëm aktual i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Mariano Grossi, i cili është nominuar nga Argjentina. Ai konsiderohet një kandidat me peshë, veçanërisht për shkak të rolit të tij diplomatik në përpjekjet ndërkombëtare për të garantuar sigurinë e centralit bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë gjatë luftës.

Kandidatët e tjerë përfshijnë ish-presidentin e Senegalit, Macky Sall, i propozuar nga Burundi; Rebeca Grynspan Mayufis, drejtoreshë e departamentit të OKB-së për Tregti dhe Zhvillim (UN Trade and Development), e nominuar nga Kosta Rika; si dhe ish-ministrat e jashtëm të Ekuadorit, María Fernanda Espinosa Garcés, dhe të Guajanës, Carolyn Rodrigues Birkett, të cilat janë propozuar nga qeveritë e vendeve të tyre.

Një garë e vështirë për Infantinon
2023/03/infatino.jpg telegrafi.com

Sipas një tradite jozyrtare të rotacionit gjeografik, posti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së zakonisht u jepet përfaqësuesve nga rajone të ndryshme të botës.

Kjo do të thotë se Gianni Infantino, si evropian me origjinë zvicerano-italiane, do të kishte më pak gjasa për të pasuar portugezin Antonio Guterres, i cili aktualisht drejton organizatën.

Përveç kriterit gjeografik, shumë qeveri po mbështesin gjithashtu idenë që posti i Sekretarit të Përgjithshëm të mbahet për herë të parë nga një grua. Deri më tani, të dhjetë personat që kanë udhëhequr OKB-në kanë qenë burra.

Edhe pse Karta e Kombeve të Bashkuara nuk e kërkon që Sekretari i Përgjithshëm të ketë domosdoshmërisht përvojë diplomatike, Gianni Infantino mund të përballet me kritika se nuk i plotëson kërkesat për një post të tillë. Polemikat që kanë shoqëruar drejtimin e tij në FIFA, si dhe marrëdhënia e afërt me presidentin amerikan Donald Trump, mund të shihen si pengesa serioze për kandidaturën e tij.

Kritikët e kanë akuzuar vazhdimisht Infantinon për përqendrimin e pushtetit në drejtimin e FIFA-s dhe për injorimin e shqetësimeve lidhur me të drejtat e njeriut gjatë organizimit të Kupës së Botës në Rusi dhe Katar. Këto kritika pritet të jenë ndër çështjet që mund të rëndojnë mbi çdo kandidaturë të tij për drejtimin e OKB-së.

Nga ana tjetër, mbështetësit e tij mund të argumentojnë se Infantino ka zgjeruar ndikimin global të futbollit dhe ka drejtuar me sukses FIFA-n, një nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare, e cila ka edhe më shumë anëtarë sesa vetë OKB-ja.

Nëse Shtetet e Bashkuara do ta propozonin zyrtarisht, Infantino do të hynte në një garë të vështirë dhe politikisht të ndërlikuar për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, një nominim i tillë do t’i jepte atij mundësinë të konkurrojë për një nga postet më të rëndësishme në diplomacinë ndërkombëtare, edhe pse rruga drejt zgjedhjes do të mbetej e mbushur me sfida politike dhe diplomatike. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

49건 · 44개 매체
진보 성향 13%중도 성향 45%보수 성향 42%
5개 매체18개 매체17개 매체

Report says Trump is pushing Infantino to lead the UN

MercoPress
중도 성향

Trump bromea de nuevo con presentarse a las elecciones de 2028

El Comercio (Peru)
보수 성향

Trump wants FIFA President Gianni Infantino to become next UN Secretary-General - report

The Jerusalem Post
중도 성향

Trump tamps down 2020 election interference rhetoric while stumping in Georgia

Washington Examiner
보수 성향

Donald Trump vuelve a bromear con presentarse a las elecciones de 2028 en un mitin

RPP Noticias
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Hacienda no descarta eliminar beneficio del IVA reducido de la canasta básica para hogares de mayores ingresos

Delfino.cr - Portada

Talento joven destaca en la sexta edición del "Cybersec Challenge 2026"

Delfino.cr - Portada

Jóvenes costarricenses obtienen bronce y dos menciones en Olimpiada Internacional de Química

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Jennifer Garner shfaqet në xhirimet e rikrijimit të pjesës së dytë të filmit ikonik “13 going on 30”

Telegrafi - Lajme

Lewandowski flet ‘pa doreza’: Yamal nuk e tregoi potencialin e tij në Botëror

Telegrafi - Lajme

US investigates Russia over Iranian attacks on CIA facilities

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.