오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지5건5개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim zyrtar ndaj Argjentinës

Telegrafi - Lajme
Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim zyrtar ndaj Argjentinës

FIFA po shqyrton mundësinë e marrjes së masave disiplinore ndaj Argjentinës, pasi disa lojtarë të saj shfaqën një pankartë me mesazh politik pas fitores 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes së zhvilluar të mërkurën, disa futbollistë argjentinas u panë duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin "Las Malvinas son Argentinas", që në shqip do të thotë: "Ishujt Falkland janë argjentinas”.

Mes lojtarëve që mbanin pankartën ishin Lisandro Martinez, Cristian Romero dhe Giovani Lo Celso. Mesazhi i referohej konfliktit të vitit 1982 mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe, luftë në të cilën humbën jetën 649 argjentinas dhe 255 britanikë.

Ishujt Falkland janë një Territor Britanik i Përtejdetit në Atlantikun Jugor, por prej dekadash mbeten objekt i një mosmarrëveshjeje për sovranitetin mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinës.

Rregulloret e FIFA-s ndalojnë qartë shfaqjen e mesazheve politike gjatë aktiviteteve futbollistike. Madje, në vitin 2014, Federata Argjentinase e Futbollit ishte gjobitur me 20 mijë funte nga FIFA pasi futbollistët kishin shfaqur të njëjtën pankartë para një ndeshjeje miqësore ndaj Sllovenisë.

Sipas The Guardian, zëdhënësi i kryeministrit britanik Keir Starmer konfirmoi se ai mbështet kërkesën e ministrit Peter Kyle që FIFA të hetojë incidentin.

Gjashtë yjet e Argjentinës rrezikojnë pezullimin nga FIFA për finalen e Botërorit

Ndërkohë, një zëdhënës i FIFA-s deklaroi të enjten se organi qeverisës i futbollit botëror po analizon raportet e ndeshjes përpara se të vendosë nëse do të ndërmarrë masa disiplinore ndaj Argjentinës.

"Si pjesë e procedurës standarde, Komisioni i Pavarur Disiplinor i FIFA-s po shqyrton raportet e ndeshjes dhe po vlerëson të gjitha rrethanat përkatëse, përpara se të vendosë mbi hapat e mundshëm të mëtejshëm në përputhje me Kodin Disiplinor të FIFA-s”.

Ky reagim i FIFA-s vjen pasi Qeveria e Ishujve Falkland kërkoi zyrtarisht vendosjen e sanksioneve ndaj Argjentinës./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Larissa llevará un thriller psicológico al Teatro El Escenario

Delfino.cr - Portada

AyA suspende planta de Coronado por posible contaminación

Delfino.cr - Portada

Banco Popular presenta Reporte de Sostenibilidad 2025 y destaca más de ₡473 mil millones en valor económico generado

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Jennifer Garner shfaqet në xhirimet e rikrijimit të pjesës së dytë të filmit ikonik “13 going on 30”

Telegrafi - Lajme

Infantino në krye të OKB-së - si zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara?

Telegrafi - Lajme

Lewandowski flet ‘pa doreza’: Yamal nuk e tregoi potencialin e tij në Botëror

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.