Jennifer Garner shfaqet në xhirimet e rikrijimit të pjesës së dytë të filmit ikonik “13 going on 30”

Jennifer Garner u shfaq elegante me një fustan me motive lulesh, teksa xhiroi skenat e para të rikrijimit të filmit nga Netflix të komedisë romantike të dashur të vitit 2004, 13 Going on 30, të martën në Santa Monica, Kaliforni.
Aktorja 54-vjeçare, e cila në këtë projekt mban edhe rolin e producenteve ekzekutive, u shoqërua në sheshxhirim nga Judy Greer dhe Emily Bader.
Kanë kaluar 22 vjet që kur Garner dhe Greer interpretuan personazhet Jenna Rink dhe rivalen e saj, Lucy Wyman, në filmin fantastiko-romantik të regjisorit Gary Winick. Filmi origjinal arkëtoi 96 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa ishte realizuar me një buxhet prej 37 milionë dollarësh.
Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse Garner dhe Greer do t'u rikthehen roleve të tyre ikonike si punonjëse rivale të revistës Poise, apo nëse do të interpretojnë koleget e personazhit të rritur të Emily Bader, 29 vjeçe.
Në filmin origjinal, historia kthehej pas në vitin 1987, ndërsa në versionin e ri, të drejtuar nga Brett Haley, ngjarja pritet të rikthehet në vitin 2009. Xhirimet e ribërjes nisën muajin e kaluar.
Filmi i vitit 2004 kishte në kast edhe Mark Ruffalo, Andy Serkis, Brie Larson, Ashley Benson, Jim Gaffigan dhe Kathy Baker.
Ndërkohë, versioni i ri sjell një kast të ri aktorësh, ku bëjnë pjesë Adeline Rudolph, Logan Lerman, Jessica Alba, Taylor Ortega, Tim Meadows dhe Dan Bucatinsky.
"13 Going on 30 është një nga ata filma të rrallë dhe të përkryer. Është qesharak, emocional dhe thellësisht njerëzor," tha regjisori Brett Haley për Netflix Tudum.
"Jam prej kohësh një adhurues i këtij filmi, ndaj marrja përsipër e kësaj ribërjeje është një përgjegjësi e madhe. Fakti që Jennifer Garner është pjesë e projektit si producente ekzekutive, pasi ajo ishte një element kyç që e bëri filmin origjinal kaq të veçantë, ka një domethënie të veçantë për mua." ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요