Katie Holmes fotografohet në përqafim me një piktor - nxit thashetheme për një lidhje

Aktorja amerikane, Katie Holmes, ka nxitur spekulime se është në një lidhje dashurie me piktorin Jason Bard Yarmosky, pasi paparacët i fotografuan duke ecur të përqafuar në rrugët e New York-ut.
Ata gjithashtu shijuan një darkë së bashku.
Një burim për revistën People deklaroi se të dy janë parë së fundmi në Hamptons, duke u mbajtur për dore.
Foto: TMZ
"Ai i pëshpëriste në vesh, ndërsa ajo qeshte. Duket se ndiheshin shumë rehat me njëri-tjetrin dhe Katie nuk e hoqi buzëqeshjen nga fytyra gjatë gjithë mbrëmjes", tha burimi.
Çifti mori pjesë në shfaqjen e filmit "The Invite", me regji nga Olivia Wilde, në kinemanë Regal UA East Hampton.
Detajet mbi lidhjet e mëparshme të Jason Bard Yarmoskyt nuk janë të njohura.
Lidhja e fundit publike e Katie Holmes ishte me Bobby Wooten III në vitin 2022.
Katie Holmes and her new man, Jason Bard Yarmosky, are painting the Big Apple red this week ... stepping out for another cozy date ... and photos show them getting very handsy.
📷: Elder Ordonez/Instar Images pic.twitter.com/ezmX2aGMii
— TMZ (@TMZ) July 15, 2026
Mediat amerikane e lidhën gjithashtu me restoratorin Emilio Vitolo Jr. në vitin 2020.
Nga viti 2006 deri në 2012, Katie ishte e martuar me Tom Cruise, me të cilin ka një vajzë, Suri. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요