FIFA cakton gjyqtarët për finalen e Kupës së Botës

Slloveni Slavko Vinçiç do të ndajë drejtësinë në duelin e finales së madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, ndërsa ekipi i arbitrave kompletohet nga dy ndihmës sllovenë dhe dy zyrtarë nga Jordania.
FIFA ka zyrtarizuar ekipin e gjyqtarëve që do të drejtojë finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila zhvillohet më 19 korrik në "New York New Jersey Stadium" i njohur edhe si “MetLife Stadium”.
Besimi i është dhënë gjyqtarit slloven Slavko Vinçiç, një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian, i cili do të ketë përgjegjësinë për të drejtuar sfidën që do të vendosë kampionin e ri të botës.
Vinçiç do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic në rolin e gjyqtarëve anësorë. Ndërkohë, arbitri i katërt do të jetë Adham Makhadmeh nga Jordania, ndërsa Mohammad Alkalaf, po ashtu nga Jordania, është caktuar si gjyqtar ndihmës rezervë.
The match officials for @FIFAWorldCup Final have been appointed. 🤝
— FIFA (@FIFAcom) July 16, 2026
Përballja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të jetë kulmi i Kupës së Botës 2026, me dy nga kombëtaret më të forta të turneut që do të luftojnë për trofeun më prestigjioz në futbollin botëror.
Përzgjedhja e ekipit të gjyqtarëve nga FIFA synon të garantojë një finale të drejtuar nga një staf me përvojë në ndeshjet më të rëndësishme ndërkombëtare. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요