Presidenti rumun thotë se një tanker propani është sulmuar pranë bregdetit

Presidenti rumun Nicusor Dan ka thënë se një cisternë propani, Gas Lisbon, që lundronte nën flamurin liberian, u godit rreth 20 milje detare nga bregdeti rumun mbrëmë.
Presidenti rumun tha se anija ishte nisur nga porti i Aleksandrisë (Egjipt) dhe po shkonte drejt portit ukrainas të Reni, transmeton Telegrafi.
Menjëherë pas incidentit, dy anije nga Agjencia Rumune për Sigurinë e Jetës Njerëzore në Det mbërritën në vendngjarje dhe evakuuan të gjithë ekuipazhin, përfshirë tre anëtarë të plagosur të ekuipazhit. Të gjithë u sollën shëndoshë e mirë në breg, tha presidenti.
Një rimorkiator i dërguar në zonë po monitoron anijen për t'u siguruar që ajo të mos devijojë dhe të mos paraqesë një rrezik shtesë për sigurinë e transportit detar, shtoi Dan.
"Autoritetet shtetërore janë në gatishmëri të lartë dhe po përcaktojnë rrethanat dhe shkaqet dhe kush është përgjegjës për këtë incident të rëndë, i cili ka shumë të ngjarë të jetë pjesë e luftës së paligjshme të agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës", theksoi Dan.
Sipas Digi24, anija ishte e ngarkuar me propan dhe një shpërthim ndodhi në bord. Anija cisternë ndodhet 26 kilometra larg bregdetit pranë qytetit të Sfantu Gheorghe.
Burimet raportojnë se anija ka të ngjarë të jetë sulmuar nga një dron detar. Origjina e dronit është e panjohur. Anija është ende në flakë.
Një paralajmërim është lëshuar për të gjitha anijet në zonë për të garantuar sigurinë e transportit detar, duke u kërkuar që të shmangin zonën e rrezikut. /Telegrafi/
În cursul nopții trecute, nava LPG Gas Lisbon, sub pavilion liberian, a fost lovită în afara apelor teritoriale ale României, la aproximativ 20 de mile marine în largul țărmului românesc.
⁰La scurt timp după incident, două nave ale Agenției Române de Salvare a Vieții Omenești pe…
— Nicușor Dan (@NicusorDanRO) July 21, 2026 ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요