오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Lushtaku: Jam i pafajshëm, i persekutuar nga EULEX-i

Telegrafi - Lajme
Lushtaku: Jam i pafajshëm, i persekutuar nga EULEX-i

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe të bashkakuzuarit Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po presin për fjalët përfundimtare, në rastin ku akuzohen për krim të organizuar dhe frikësim të dëshmitarëve të mbrojtur në rastin “Drenica 1”.

Gjykimi në këtë rast po vazhdon për pikat 16, 17 dhe 18 të aktakuzës, ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit, për të cilët procedura ishte veçuar.

Prokurorja Florije Shamolli tha se çështja gjyqësore ka qenë e stërzgjatur, dhe sipas saj, e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e disa gabimeve teknike procedurale.

“Dalëngadalë erdhëm deri te përfundimi i kësaj çështjeje gjyqësore të stërzgjatur, e cila aktakuzë ishte ngritur nga ish-prokurorët e EULEX-it, mirëpo për shkak të disa veprimeve, gabimeve teknike procedurale, ishte kjo arsyeja pse gjykata dhe prokuroria patën vonesë në zgjidhjen e kësaj çështjeje penale”, tha Shamolli.

Ajo shtoi se, meqenëse të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë, Prokuroria ka propozuar administrimin e provave materiale dhe dëgjimin e dëshmitarëve, “të cilët e vërtetojnë se këta të akuzuar kanë kryer vepra penale për të cilën ngarkohen sipas Prokurorisë”, u shpreh ajo.

Mbrojtësi i Sami Lushtakut, avokati Artan Qerkini, tha se Prokuroria po kërkon që trupi gjykues t’i besojë një dëshmitari, i cili sipas tij ka ndryshuar disa herë deklarimin e tij. Ai shtoi se në fjalën përfundimtare do të ndalet edhe te çështja e paraburgimit dhe pretendimet për ndikim mbi dëshmitarët.

“Ajo që ne kuptuam është se Prokuroria po kërkon nga trupi gjykues që t’i besohet një dëshmitari i cili paska dhënë një deklaratë në fazën e hetimeve, e paska ndryshuar atë deklaratë, paska kërku mjete financiare për me ndryshu deklaratën dhe këtu kur ka ardhur në këtë sallë gjykimi ka ndryshuar në mënyrë kontraverse. Në fjalën time përfundimtare do të fokusohem te çështja e paraburgimit dhe fakti se si ka mundësi të pretendohet se dikush që ka qenë në paraburgim paska pasur mundësi që ta organizojë një grup për me ndiku në dëshmitarë. Duke qenë se rregullat janë shumë të rrepta dhe paraburgimi vazhdimisht është monitoruar nga EULEX”, tha Qerkini.

Ndërsa, Lushtaku i kundërshtoi provat e prokurores Florje Shamolli, duke thënë se ndihet i pafajshëm.

“As spo du me akuzu, as me e sha, as me e fy zonjën prokurore e as trupin gjykues. Unë qe 13 vjet persekutohem nga drejtësia e EULEX-it pa argumente dhe pa fakte. Gjykimi im ka ndodhur për krime lufte, për çka kam marr një dënim prej 12 vjetëve dhe i kam mbajt 4 vjet burg dhe jam shpallur i pafajshëm. E di që kjo aktakuzë ju ka vesh kësaj gjykate si një këmishë e hekurt nga EULEX-i i cili ka pas qëllim e ka ditë fort mirë që këtu nuk ka bazë juridike që unë të akuzohem për diçka që nuk kam lidhje. As dëshmitari F, as dëshmitari C nuk kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejt ndaj meje, po besoj që zonja prokurore e din shumë mirë këtë çështje. Një pjesë të këtyre nuk i kam njohur asnjëherë. Sheremetin e kam vendas por asnjëherë nuk kam pirë kafe. Prandaj për mua është e rëndësishme që unë e ndjej veten të pafajshëm”, tha ai. /KP/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

[IMO Chief Sounds Alarm Over Red Sea Attacks

Yemen Online

Trump reconstruye su muro arancelario: Costa Rica pasa ahora del 10% al 12,5%

Delfino.cr - Portada

Taiwan dad left alone after wife & 2 sons die in separate vehicular accidents over the years

Mothership - Latest

Telegrafi의 다른 기사

"Kanalizimi nuk është kosh mbeturinash”, KRU "Mitrovica" paralajmëron qytetarët

Telegrafi - Lajme

Garda Revolucionare paralajmëron civilët të qëndrojnë 500 metra larg bazave amerikane

Telegrafi - Lajme

Odiseu dhe Nolani - rikthim për “një fytyrë mes të shenjtës dhe dashurisë”

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.