오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Odiseu dhe Nolani - rikthim për “një fytyrë mes të shenjtës dhe dashurisë”

Telegrafi - Lajme
Odiseu dhe Nolani - rikthim për “një fytyrë mes të shenjtës dhe dashurisë”

Nga: Agim Baçi

Një fytyrë!

Kështu nis rrëfimi i Christopher Nolanit për Odiseun - një nga figurat e letërsisë së përbotshme që vijon të jetë pjesë e metaforës së jetës sonë, e gjuhës, e shpjegimit të asaj që mbetet sa luftë aq edhe dashuri. Por, në luftë jemi të humbur, edhe nëse jemi fitimtarë. Ndërsa në rikthim - ama në rikthim drejt asaj që ja kemi premtuar zemrës - mund të mposhtim çdo sfidë ... nëse dikush na pret dhe i beson zemrës aq sa ti.

Dhe, Nolani rindërton një fytyrë. Një fytyrë si Odiseu i Homerit që i duhen dy dekada për të rifituar atë që la pas në kohë, por jo jashtë kohës së zemrës së tij - Penelopës. Një fytyrë që e di se rruga e rikthimit nis nga reflektimi. Dhe, reflektimi është më së pari ndaj thyerjeve të ligjit të së shenjtës, asaj që në çdo sofër, prezantohet si “Ligji Zeusit”. Ndaj, në nisjen për në luftë, figura që e udhëheq është Agamemnoni, një portret më së shumti i lënë pas një veshje që i ngjan më shumë Betmenit të filmave të sotëm, një figurë që gjithsesi shpjegon fuqinë e padiskutueshme, të pakundërshtueshme. Dhe, Odiseu e shpjegon këtë fuqi të pakundërshtueshme teksa refuzon propozimin e Penelopës për t’u arratisur bashkë me të dhe të birin, pasi ia njeh zemërimin Agamemnonit që mund të bjerë mbi Itakë.

Nolani ka gërshetuar rikthimin e Odiseut dhe pritjen e Penelopës si dy rrugë që mund t’i gjejë veç fuqia drejt tjetrit. Të dy duhet të zbulojnë se kush janë, pasi nuk mund të ketë asnjë rikthim pa një rinjohje të vetes. E nëse Odiseu pyet Kalipsonë se cili është ai, sa vite ka i humbur në “rrjetën e saj”, Penelopa ka përpara mëtuesve një ndarje si gjysmë rrjetë, që më së shumti duket si një ndarje mes pritjes dhe realitetit që ka para syve e që i kërkon mbijetesën.

Debatet në film janë thuajse kohë e tashme, por është magjia e realizimit të Nolanit që e lidh subjektin e reflektimit dhe rikthimit të Odiseut me të përhershmen, me magjiken. Ndalesat në kala të mëdha, figurat mitike në rrugëtimin e Odiseut, prania e Athinasë në çdo moment që i duhet të besojë më shumë, janë lidhja që njeriu zbulon me të përhershmen kur kërkon të ketë “fytyrën e tij”.

Madhështia e ngjarjeve të mëdha shkon paralel me atë betejën e gjërave të brendshme, që nuk i sheh askush, por që janë “madhështoret e njerëzores”. E, nëse në luftë ai i ka të gjithë shokët me vete, në rikthim, në reflektim, ai ka veç vetveten dhe besimin. Dhe, në rikthim, Odiseu përballet me dyshimin e bashkudhëtarëve të tij, me tundimin ndaj së bukurës dhe seksuales, me të ndaluarën që duhet t’i qëndrojë larg, me zemërimin nga thyerja e ligjit të së shenjtës. Por, reflektimi i brendshëm, pendimi për thyerjen e “Ligjit të Zeusit” që solli aq shumë jetë të humbura e dhimbje, si dhe zemra që ia mban fort dashurinë, e bëjnë atë udhëtarin që arrin tek ajo që e ka mbajtur gjallë, që e ka mbajtur të fortë.

Nolani ka zgjedhur të sjellë përballë Odiseut nga bota e Hadit edhe Agamemnonin, që në të gjallë ishte aq autoritar sa as nuk fliste, por vetëm jepte urdhra më praninë e tij, ndërkohë që nga bota e të vdekurve vjen me një zë ku shpreh keqardhjen e njerëzores për atë që kish rrokur në kthimin e tij, ku fitorja me Trojën nuk i mjaftoi të fitojë atë që kish lënë. Dhe, e këshillon vetë Odiseun që të mos e mbështesë rikthimin e tij te lavdia e tij, por te modestia, “të hyjë nga dera e pasme dhe pa zhurmë”.

Asnjë nuk lind lypës - përsërit Odiseu në rikthimin e tij. Është pikërisht fuqia për të rimarrë fytyrën. Dhe, në këtë rrugë, ne zgjedhim. Dhe, ai zgjodhi, por i ndihmuar njëkohësisht nga ajo që kish zgjedhur ta priste.

Një Fytyrë!

Një histori për t’u rrëfyer!

Nolani gjen një histori madhështore, me vende madhështore, për një rrugëtim të fortë të reflektimit ndaj të shenjtës dhe dashurisë!

Një film që i ka të gjitha arsyet për ta parë! ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

S'pore ex-teacher, 41, told underage female student to sit on his lap & call him 'daddy', gets 2 years' jail

Mothership - Latest

[IMO Chief Sounds Alarm Over Red Sea Attacks

Yemen Online

Trump reconstruye su muro arancelario: Costa Rica pasa ahora del 10% al 12,5%

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Përparim Rama vlerëson Yll Limanin: I ndan mirënjohje për kontributin në muzikë

Telegrafi - Lajme

Një banesë pranë detit për çdo verë

Telegrafi - Lajme

Seanca konstituive më 6 gusht, Cakolli: Mund të mbetemi njëkohësisht pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.