오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëmbejnë një puthje pasionante në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit të ri nga Disney

Telegrafi - Lajme
Rita Ora dhe Taika Waititi shkëmbejnë një puthje pasionante në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit të ri nga Disney

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit të Disney Channel, Descendants: Wicked Wonderland, që u mbajt të martën në Los Angeles.

Artistja 35-vjeçare u shfaq më e dashuruar se kurrë përkrah bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, me të cilin shkëmbeu puthje dhe momente të ëmbla në tapetin e kuq të organizuar në Academy Museum of Motion Pictures.

Rita mahniti me një fustan transparent në stil "fishtail", i frymëzuar nga personazhi i saj në film, Mbretëresha e Zemrave (Queen of Hearts).

Ajo kompletoi dukjen me një korse të bardhë sateni, doreza të kuqe të zbukuruara me gurë dekorativë, si dhe vathë të gjatë argjendi.

Ndërkohë, Taika Waititi u paraqit elegant me një komplet prej kamoshi, të kombinuar me bluzë të bardhë, zinxhir ari dhe atlete sportive.

Regjisori u kujdes edhe për bishtin e gjatë prej kadifeje të fustanit të Ritës, duke e ndihmuar gjatë pozimeve para fotografëve.

Në filmin e pestë të serisë Descendants, Rita interpreton rolin e Mbretëreshës së Zemrave, e cila përballet me pasojat e vendimeve të së kaluarës dhe udhëtimeve në kohë.

Në premierë morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur të kastit, përfshirë Brandy, e cila luan Hirushen, Kylie Cantrall në rolin e Red, Malia Baker si Chloe Charming dhe Liamani Segura, e cila interpreton Pink, vajzën e Mbretëreshës së Zemrave.

Së fundmi, Rita ka folur edhe për planet e saj artistike, duke bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjes së muzikës së re.

"Ky vit ka qenë një vit ndërtimi për mua. Publikimi i muzikës së re është prioriteti im kryesor dhe do të ndodhë shumë shpejt. Gjithashtu kam xhiruar dy filma këtë vit në Australi", ka deklaruar ajo.

Artistja ka zbuluar gjithashtu se dëshiron të luajë në një nga filmat e ardhshëm të bashkëshortit të saj.

"Absolutisht. Jam e habitur që nuk ka ndodhur më herët. Gjithçka duhet të ketë kuptim për sa i përket skenarit dhe historisë, por është një nga ëndrrat tona", është shprehur Rita.

Çifti, i cili u martua në një ceremoni sekrete në gusht të vitit 2022, do të festojë së shpejti katërvjetorin e martesës.

Rita ka treguar se ata nuk bëjnë plane të detajuara për festimet, pasi preferojnë spontanitetin.

Krahas angazhimeve artistike, këngëtarja ka folur së fundmi edhe për kujdesin ndaj shëndetit të saj, duke zbuluar se ka ngrirë vezët në moshën 24 dhe 27-vjeçare, si pjesë e planifikimit afatgjatë për të ardhmen familjare.

Ajo ka theksuar se fokusi i saj nuk është pamja fizike, por mirëqenia dhe shëndeti. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Universidad Hispanoamericana y Casita de Amor realizarán jornada de castración para apoyar rescate animal

Delfino.cr - Portada

Director costarricense Sebas Coto firma el videoclip de "VELOCIDADE" para Santos Bravos

Delfino.cr - Portada

Perfilamiento algorítmico, OSINT y Ley 8968: lo que todo contribuyente debería poder preguntar

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Volkswagen ID Cross zbulohet si rival i Renault 4

Telegrafi - Lajme

Grupi BALFIN dhe IFC forcojnë partneritetin strategjik për zhvillimin e shërbimeve financiare digjitale

Telegrafi - Lajme

After reactions and protests, Zelensky: Fedorov will remain in my team

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.