오픈뉴스백과
오늘의 이슈홈라이브뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스13건2개 미디어
Telegrafi
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Polemisti i rreptë Konica, i cili asnjë punë nuk e çoi në fund!

Telegrafi - Lajme
Polemisti i rreptë Konica, i cili asnjë punë nuk e çoi në fund!

Nga: Neki Kotherja

Konica: “Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe tragjik”. Këtë frazë e gjejmë të shkruar midis shënimeve që na ka lënë Konica për kulturën. Bir i këtij trualli që, sipas tij, endet mes mrekullisë dhe tragjizmit historik të fatit të tij, te karakteri i Konicës sonë të madh do të spikasin shumë herë këto tipare të skajshme, tipare këto që shumë bukur i ka skicuar Koliqi në një thënie të tij për Faikun: “Zejtar i shkrimit, qi i shëndron fjalët në djamanta”.

I lindur në një familje të madhe më 15 mars 1876 në qytetin e vogël Konicë pranë maleve të Pindit, jo shumë larg kufirit të sotëm shqiptar me atë grek, Faiku, fëmija i shtatë, pas rreth një dekade do t’i drejtohej kryeqendrës së Veriut, Shkodrës, ku do të ndjekë mësimet pranë kolegjit saverian. Rast i rrallë ky, kur një fëmijë mysliman ndjek mësimet pranë një kolegji katolik. Ndërsa më 1890 ai shkon në Francë për të vazhduar studimet në Lisjë, më pas në Karkason e më vonë do të regjistrohet në Universitetin e Dizhonit më 1895, të cilin e kreu për filologji romane. Studimet i përfundoi në Universitetin e Harvardit, pasi kishte përvetësuar frëngjishten mesjetare, latinishten dhe greqishten në “College de France”.

Faik Konica është ndër të paktët, ndoshta rasti unik në historinë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, që megjithëse fizikisht e ka mbyllur jetën e vet, vepra i qëndron e hapur. Edhe pse ai filloi të botojë më shumë se një shekull më parë, përsëri nuk është arritur të bëhet një bilanc i plotë e i saktë i trashëgimisë së tij letrare. Vetë sa ishte gjallë, ai nuk bëri asnjë përpjekje për t’i përmbledhur shkrimet e veta në një vëllim. Në një kronikë që botoi te gazeta Dielli (mars 1909) shprehet se së shpejti do të botojë një përmbledhje nën titullin Kandili i kuq.

Por, ky libër nuk e pa dritën e botimit as atëherë e as më vonë. Fatkeqësisht sot nuk njohim përmbajtjen e këtij vëllimi që Konica do të botonte. Konica në gjithçka që vepronte ishte i habitshëm. Si edhe në këtë çështje: një personalitet i madh, një monument i gjallë kulturor dhe atdhetar, ku Faik Konica nuk la asnjë vepër të botuar në gjallje të vet, përveç një vëllimi që përmban përkthime të përrallave arabe, Njëmijë e një net, të cilat ai i solli në shqip me titullin Nën hijen e hurmave. Në bibliografinë e letërsisë shqiptare, emri i Konicës nuk figuron me asnjë vepër origjinale të dalë nga dora e tij.

Konica, për fat të keq, shkroi pak letërsi të mirëfilltë, por si kritik, eseist, publicist dhe politikan, ai pati ndikim shumë të fortë në zhvillimin e kulturës te ne. Me shkrimet e shumta të botuara nëpër organe shtypi të ndryshme dhe mbi të gjitha të botuara në revistën që ai e formësoi e i dha jetë, Albania, bëri që kultura shqiptare dhe letërsia shqipe të njihej e të vlerësohej në qarqe të ndryshme nëpër Europë. Fan Noli ka shkruar për revistën Albania: “Është enciklopedia e rilindjes së kombit shqiptar”.

Faik Konica, në kohën e sotme, qëndron mes së njohurës dhe të panjohurës. Nuk njohim pothuajse asnjë nga prodhimtaria e Konicës publicist. Konsiderohet “e humbur” komedia Mustaqet që u shfaq prej një grupi diletant në Boston në vitin 1923, përkthimin e veprës së Shekspirit Nata e dymbëdhjetë, si dhe Reomeo e Zhuljeta; nuk njohim tregimin Vallëzimi i shqiptarëve, fragmente të Iliadës dhe Odisesë që Konica ka përkthyer nga greqishtja e vjetër dhe sa e sa shkrime, artikuj e libra të tjerë që ai ka botuar nëpër botë apo që akoma sot ndoshta janë stok në arkivin e kishës së Shën Gjergjit apo edhe në zyrat e Federatës Vatra.

Por, të flasim pak për Konicën si publicist.

Faiku e çmonte shumë këmbimin e lirë të ideve. Në faqet e Albania-s ai kishte rezervuar shtylla, të cilat i vuri në dispozicion të kundërshtarëve të tij, të cilëve u kundërvihej me zgjuarsi dhe argumente. Konica kritikonte shpërthimet vulgare apo të pamotivuara të nacionalizmit dhe, duke qenë me formim perëndimor, e kishte të vështirë të pajtohej me romantikun Frashëri. Konica ka shkruar arritjet dhe mangësitë që ka krijimtaria naimiane. Edhe pse, sipas Konicës, poezia e Frashërit ishte e papërpunuar, Faiku nuk mundohej që ta zhvishte nga vlerat krijimin e Naimit.

Stili i rrjedhshëm që përdori ai bashkë me Nolin, bëri që të perfeksionohej proza e dialektit toskë, e folme kjo që vite më vonë do të ishte baza e gjuhës së sotme letrare shqipe. Spontaniteti dhe përsosmëria e prozës së Konicës, aprovohet dhe pëlqehet nga të gjithë. Nga vëllimet që në frontespic mbajnë për autor emrin e Faik Konicës, përmend Shqipëria, kopsht shkëmbor i Europës Juglindore, botuar me interesimin e publicistit Qerim Panariti më 1957 në Boston; Nën hijen e hurmavet; Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit etj.

Vepra që mund të quhet si përfaqësuese e stilit të Konicës pa dyshim që përmendet romani i papërfunduar Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit. Ngjarja që e shtyu Konicën për të shkruar këtë vepër interesante është vrasja gabimisht e dy turistëve amerikanë në afërsi të Mamurrasit, në mesin e vitit 1924. Për këtë u ndie edhe një incident diplomatik mes qeverisë amerikane dhe asaj të kryesuar nga Fan Noli.

Duke shfrytëzuar faktin se kabineti i Nolit u tregua shumë i butë më Ahmet Zogun (që mendohej gabimisht se ishte shkaktari i vrasjes së turistëve), Konica filloi të shkruajë Dr. Gjëlpërën ... dhe ta botojë atë si fillim pjesë-pjesë në faqet e Diellit, gazetës më të madhe të shqiptarëve të Amerikës, themelues i së cilës ishte ai vetë. Pas një viti, kur Konica i rregulloi marrëdhëniet me përfaqësuesit e Zogut e me vetë atë, e ndërpreu botimin e ndodhisë së cilës me aq interes i dha titullin thumbues Doktor Gjëlpëra ...

Mendime të vyera Konica ka dhënë për gjuhën shqipe, për formësimin e saj dhe karakteret (fonemat). Që në vitin 1897, Konica mendon për formimin e një gjuhe kombëtare të kodifikuar dhe të njehsuar, e cila do të shërbejë më tej në perfeksionimin e kulturës dhe shkollës kombëtare. Këto ide interesante dhe të çmuara, Konica i përcjell në faqet e revistës së tij Albania, në artikullin Për themelimin e një gjuhe letrarishte shqip.

Propozimi i Konicës për njehsimin e alfabetit vinte natyrshëm, sipas tij. Ai sugjeronte zgjidhjen më të kuptueshme për të gjithë, shkrirjen dhe pastaj njehsimin shkallë-shkallë të dialekteve toskë e gegë. Faik Konica ishte partizan i idesë që gjuha shqipe duhej shkruar me germa latine dhe ishte kundër propozimeve të germave arabe etj.

Nëse kthejmë sytë nga profili tjetër i Konicës, do të shohim se ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gazetarisë dhe botimit të periodikëve në shqip. Përveç botimit të “enciklopedisë së Rilindjes” – Albania - Konica ka meritën se formësoi dhe u dha jetë edhe disa organeve të tjera të shtypit shqiptar, si p.sh. shtojca e revistës Albania me titull Albania e vogël, Trumpeta e Krujës, Dielli, Shqiptari i Amerikës etj. Konica, fituesi i laureatit “Kapela e Lartë e diplomatit të ditur”, vdiq në Uashington më 15 dhjetor 1942 dhe u varros në varrezat Forest-Hills në Boston.

Ky ishte polemisti i rreptë me një qartësi mendimi që s’ka shok në botën shqiptare, krijuesi me një bagazh të jashtëzakonshëm, por që siç thotë Noli: “Çdo punë që e zente me dorë, nuk e çonte kurrë në funt”. Gjithsesi ky mbetet Konica, kolosi i letrave shqipe për aq sa i kontribuoi atyre dhe për leksionet e vyera që dha në drejtim të shkrimit dhe punimit të esesë, menyja “new entry” në vazhdën e krijimeve shqiptare. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

12건 · 2개 매체
중도 성향 100%
2개 매체

Humb jetën një 52-vjeçar pas vetaksidentit në Suharekë

KOHA.net - Lajme
중도 성향

Vetaksident në Shirokë të Suharekës, vdes një 52 vjeçar

Telegrafi - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Centro Cívico por la Paz de Santa Cruz celebrará la Anexión del Partido de Nicoya con agenda cultural gratuita

Delfino.cr - Portada

Fundación Mapfre abre convocatoria global de ayudas a la investigación con una dotación total de 275.000 euros

Delfino.cr - Portada

La responsabilidad también forma parte de lo que Costa Rica exporta

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Në këtë shtet evropian thirrja për shërbimin ushtarak merret me short

Telegrafi - Lajme

Jessie J konfirmon ndarjen nga Chanan Colman pas pesë vitesh

Telegrafi - Lajme

Arteta nuk ndalet, Arsenali nis bisedimet për një nga mesfushorët më të mirë në Angli

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.