Dyshimi për helmim në Han të Elezit, intervistohet pronari i lokalit - rasti nën hetim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 15.07.2026 është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit një mashkull kosovar, lidhur me dyshimet për veprën penale "Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor".
Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se në lokalin e tij, pas konsumimit të ushqimit, disa persona kanë pësuar helmim.
Pas raportimit të rastit, i dyshuari është intervistuar në stacionin policor, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësinë eventuale.
QKMF në Han të Elezit: Nga 13 korriku kemi 90 raste me vjellje e barkqitje - tre persona u dërguan në Klinikën Infektive
"Hani i Elezit 13.07.2026 – NN. Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona", thuhet në raport.
Mbi 80 raste me të vjella dhe barkqitje në Han të Elezit, drejtoresha e Shëndetësisë: Jo të gjitha janë helmime
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar inicimin e lëndës dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요