오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

"E dua kulturën e kafesë”, “U qetha falas”, studentët e huaj pëlqejnë Kosovën

Telegrafi - Lajme
"E dua kulturën e kafesë”, “U qetha falas”, studentët e huaj pëlqejnë Kosovën

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ka sjellur në Kosovë rreth 300 studentë të huaj, duke iu ofruar atyre mundësinë t’i zgjerojnë njohuritë akademike por edhe të njohin më mirë vendin dhe kulturën shqiptare.

Në këtë edicion të 25-të të këtij universiteti, pjesëmarrës janë edhe studentë që nuk e njohin Kosovën, siç janë Greqia dhe Egjipti.

Katerina Vurcha që është punonjëse sociale në Greqi dhe po bën atje masterin, në Prishtinë po përcjell ligjëratat mbi lëndën “Gjinia, Migrimi dhe Diaspora”, që po mbahen në Fakultetin Filozofik.

Ajo për KosovaPress, tha se kjo është hera e parë për të në Kosovë dhe e përshkruan si vend të bukur e me njerëz të sjellshëm, derisa thekson se do ta vizitonte sërish Kosovën.

“Përshtypja ime e parë është një vend shumë i bukur me njerëz shumë të sjellshëm. Prishtina është një qytet shumë i gjallë, energjik, ka shumë ngjarje dhe aktivitete, siç e di, ke shumë mundësi. Nëse dëshiron të dalësh, nëse dëshiron të bësh diçka që lidhet me artin, muzikën, koncertet, ose diçka edukative.E vlerësoj këtë, kështu që, nuk do ta kisha problem ta vizitoja sërish Prishtinën në të ardhmen”, tha ajo.

E për faktin që Greqia ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, studentja greke u shpreh se e vlerëson historinë e Kosovës dhe se ndjen empati për të kaluarën e popullit shqiptar.

“Nuk kam një përgjigje specifike për të dhënë, më vjen keq. Për mua personalisht, unë vërtet e vlerësoj historinë e Kosovës. Dua të mësoj më shumë rreth këtij vendi. I vlerësoj njerëzit këtu. Unë e kuptoj dhe jam shumë, si të thuash, ndiej ndjeshmëri, empati, për gjithçka që ata kanë kaluar”, tha tutje Vurcha.

Ndërsa, studenti nga Egjipti, Amir Stefanos që po kryen studimet në Turqi, ndan përshtypjet e ngjashme për Kosovën.

Madje ai tregon se fillimisht iu kishte dukur si një vend i qetë, mirëpo më pas kishte vërejtur që njerëzit janë të thjeshtë. Atij i kishin ofruar kafe dhe qethje të flokëve falas.

“Kur zbrita për herë të parë këtu, me shikim të parë kur pashë qytetin, ai dukej jashtëzakonisht i qetë, ishte shumë i qetë. Dhe pashë që njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe të qetë e gjëra të tilla. Kështu që ishte mjaft bukur, ishte shumë mirë. Gjithashtu, shumë njerëz na ofruan kafe, na ofruan të na blinin kafe e gjëra të tilla. Madje u qetha edhe falas! Kështu që ishte vërtet shumë argëtuese. Kam pasur një përvojë shumë të mirë këtu”, tha ai.

Për studentin egjiptian, Kosova i ka lënë përshtypje shumë të mira sa që planifikon edhe vitin e ardhshëm të behët pjesë e këtij programi studentor.

Këtu nuk munguan as studentë nga Gjermania, ku Celia që studion mjekësinë atje kishte ardhur edhe disa herë tjera në Kosovë e që këtu i pëlqen shumë kultura e kafesë.

Mes tjerash, ajo veçoi faktin se këtu ka rastin të mësojë rreth temave më politike, e që bën ndryshimin nga studimet në Gjermani.

“Praktikisht dëshiroj të qëndroj këtu edhe pak më gjatë dhe unë e dashuroj vërtet kulturën e kafesë, kështu që dëshiroja të kisha mundësinë të qëndroja jashtë dhe thjesht ta shijoja qytetin edhe pak më gjatë. Të njohëm me njerëz të rinj, sigurisht. Dhe, për mua, një nga pikat më të rëndësishme gjithashtu është se siç e thashë, unë studioj diçka tjetër në Gjermani, studioj mjekësi në Gjermani, këtu më jepet mundësia të mësoj rreth lëndëve dhe temave, kryesisht temave më politike, për të cilat nuk kam vërtet mundësi të dëgjoj shumë në kursin tim të zakonshëm”, tha ajo.

Në anën tjetër për profesoreshën e Fakultetit Filozofik në Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Vjollca Krasniqi është hera e tretë që po ligjëron në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, e për të është një përvojë e jashtëzakonshme.

Krasniqi tha se kjo po i ofron Universitetit të Prishtinës që të zhvillojë mësimin në kontekst ndërkombëtar, derisa veprojnë në kontekst lokal.

“Mund të them se është një përvojë e jashtëzakonshme, për arsye se zhvillimi i mësimit në kontekst ndërkombëtar, derisa jemi në kontekst lokal këtu në Universitetin e Prishtinës, ndihmon në ndërtimin e universitetit si një institucion i cili është global, jo vetëm lokal, dhe po ashtu që sjell perspektiva edhe përvoja, e po ashtu interesime të ndryshme nga kolegë të tjerë ndërkombëtarë që ligjërojnë në Universitetin e Prishtinës. Por po ashtu edhe studentë ndërkombëtarë, të cilët sjellin praktika dhe pedagogji të ndryshme”, tha Krasniqi.

Edicioni i 25-të i këtij universiteti do të zgjasë deri të dielën e 26 korrikut. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

ESCWA: Jordan Bears Highest Relative Economic Cost to Shield Citizens from War Fallout

Jordan News

Jordan and the Gulf States: The Dilemma of War

Jordan News

Jordan and Egypt Reaffirm Solidarity Against Iranian Attacks

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Dy persona të maskuar grabisin një shtëpi në Pejë, vjedhin para dhe stoli ari

Telegrafi - Lajme

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pritje në Bogorodicë dhe Dojran për dalje në Greqi

Telegrafi - Lajme

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance bëhet baba për herë të katërt

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.