오픈뉴스백과
오늘의 이슈홈라이브뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Nuk e kam lexuar “Odisenë” dhe nuk më vjen turp ta pranoj

Telegrafi - Lajme
Nuk e kam lexuar “Odisenë” dhe nuk më vjen turp ta pranoj

Në çdo etapë të jetës, disi i gjen pikërisht ato rrëfime që të duhen në atë çast.

Nga: Jane Shilling / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Gjithë kjo zhurmë rreth Odisesë po më bën të ndihem në siklet. Prej javësh, valët e transmetimeve dhe faqet e kritikës janë pushtuar prej njerëzve që zotërojnë me rrjedhshmëri heksametrin daktilik, duke diskutuar me vetëbesim se sa besnike është epika i Sir Christopher Nolanit ndaj veprës origjinale dhe nëse është në rregull që Tom Hollandi, në rolin e Telemakut, t’i drejtohet Odisesë me fjalën “Dad” [baba].

Ndërkohë, poeti laureat Simon Armitage ndërmori në BBC Four një odisejadë të veten, duke ndjekur itinerarin e heroit me të meta - me librin në dorë - në kërkim të një përgjigjeje për të “kuptuar ... nëse vërtet më pëlqen ai”.

Qëkur dëgjova romancierin Howard Jacobson të shkatërronte pa mëshirë argumentin e një lexueseje që tha se nuk i pëlqente njëra prej heroinave të tij, kam prirjen të mendoj se fakti nëse të pëlqen apo jo protagonisti është një kriter jo fort i dobishëm për të gjykuar një vepër letrare - aq më pak tekstin bazik të kanonit letrar perëndimor.

Por, nuk jam në pozitë të përqesh askënd, sepse, ndryshe nga Armitagei (dhe, me sa duket, nga të gjithë adhuruesit e epikës), unë nuk e kam lexuar Odisenë - megjithëse kam një njohuri bazë për pjesët më të njohura të saj, të përfituar me shumë gjasë përmes një lloj osmoze kulturore, njësoj si njerëzit që nuk e kanë lexuar Besëlidhjen e Vjetër, por që dinë për Danielin në shpellën e luanëve dhe për Varkën e Noas.

Kisha kohë që synoja ta plotësoja këtë boshllëk të turpshëm në leximet e mia, që pas filmit Kthimi [The Return] të Uberto Pasolinit të vitit 2024, me Ralph Fiennesit në rolin e një Odiseu të rrahur (fjalë për fjalë) nga dallgët.

Keatsi, në sonetin e tij Me rastin e leximit të parë të Homerit në përkthimin e Çapmenit [On First Looking Into Chapman's Homer], e krahason ngazëllimin që ndjeu kur dëgjoi “Çapmenin të fliste me zë të lartë dhe të guximshëm” me zbulimin e një planeti të ri.

Duke shpresuar për një zbulim të ngjashëm, isha gati të blija përkthimin shumë të shitur të Emily Wilsonit, të botuar më 2017, derisa debati çuditërisht helmues rreth përkthimeve moderne rivale më la të hutuar (dhe më bëri të pyes veten nëse duhej thjesht të ndiqja shembullin e Keatsit dhe të lexoja përkthimin e Chapmanit).

Jehona e tanishme rreth Odisesë më ka kujtuar jo vetëm atë boshllëk të veçantë në formimin tim kulturor, por edhe të gjitha veprat e tjera të mëdha që nuk i kam lexuar: Uliksin [Ulysses]dhe Zgjimin e Fineganit [Finnegans Wake] të James Joyceit; bashkëkohësen e tij moderniste, Virginia Woolf, letërsinë e së cilës kam dështuar ta lexoj aq shumë herë, saqë kam humbur shpresën se mund të dështoj sërish - ose të dështoj më mirë; Komedinë hyjnore [Divina Commedia] të Dantes, Parajsën e humbur [Paradise Lost] të Miltonit, Klarisën [Clarissa; or, The History of a Young Lady] e Richardsonit dhe Dokumentet e Klubit Pikuik [The Pickwick Papers] të Dickensit - dhe lista vazhdon.

Si rrethanë lehtësuese mund të përmend Vdekjen e Arturit [Morte d’Arthur] të Maloryt, tek e cila më çoi Mbreti i dikurshëm dhe i ardhshëm [The Once and Future King] i T. H. Whiteit; esetë e Montaigneit; polimatin nga Norfolku, Sir Thomas Browne, dhe admiruesin e tij, W. G. Sebald; Sternein, Thackerayn, George Eliotin, Trollopein (të cilin e dua siç nuk do ta dua kurrë Dickensin), Samuel Beckettin dhe klasikët e qëndrueshëm të letërsisë franceze dhe ruse: Hugo, Balzac, Flaubert, Zola, Proust; Pushkin, Tolstoy, Chekhov.

Lista e veprave të mëdha të palexuara është mbresëlënëse. Por, kam filluar të mendoj për të jo aq si një listë turpi, sesa si një peizazh të paeksploruar me mundësi të pafundme. Listat e panumërta të librave të mëdhenj që njeriu “duhet” t'i ketë lexuar më janë dukur gjithmonë të kota.

Sapo e fiton zakonin e leximit, përvoja ime është se në çdo etapë të jetës disi i gjen pikërisht ato rrëfime që të duhen në atë çast (ose ndoshta ato të gjejnë ty). Unë iu afrova vonë Henry Jamesit, udhëhequr nga romani Mjeshtri [The Master] i Colm Tóibínit. Të tjerët do të pasojnë, përfshirë - nëse gjej përkthimin e duhur - Odisenë. Një gjë është e sigurt: me kaq shumë libra për të lexuar ende, nuk ekziston kurrfarë rreziku që të ndihem ndonjëherë e mërzitur. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Orlando Aguirre a Laura Fernández: "Esto no es ningún berrinche, sino precisamente el ejercicio responsable de nuestra función"

Delfino.cr - Portada

Chavismo aprueba condena a palabras de Daniel Ortega, pero rechaza llamar 'dictadura' al régimen nicaragüense

Delfino.cr - Portada

Grupo Montecristo presenta “Detrás de la Huella”, un documental sobre sostenibilidad, salud e impacto social

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Ekspertët kërkojnë strategji të re për sigurinë rrugore

Telegrafi - Lajme

Tarifat e reja prej 50 për qind të Trump ndaj Kanadasë rrezikojnë të ndezin një luftë të re tregtare

Telegrafi - Lajme

Pse udhëtarët me përvojë vendosin një rrotull letre higjienike në valixhe

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.