Fanella e Peles në finalen e Kupës së Botës 1958 shitet për një shifër marramendëse

Një fanellë e veshur nga legjenda braziliane, Pele, gjatë finales së Kupës së Botës 1958 është shitur për 4.9 milionë dollarë (4.28 milionë euro) në një ankand të Sotheby's në Nju Jork.
Është fanella e dytë më e vlefshme e futbollit e shitur, pas fanellës së Argjentinës që Diego Maradona veshi kur shënoi golin e njohur si “Dora e Zotit” kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 - e cila u shit për 7.1 milionë funte (8.36 milionë euro) në vitin 2022.
Duke marrë gjithsej 10 oferta nga më shumë se pesë ofertues, fanella e Peles nga finalja e vitit 1958 është sendi i tij më i vlefshëm i relikteve i shitur ndonjëherë në ankand.
Pikërisht kjo fanellë u shit në vitin 2004 për vetëm 105,600 dollarë (92, 308 euro).
The shirt worn by Pele in Brazil's 1958 World Cup final victory has sold for $4.9m (£3.6m), becoming the second most valuable football jersey ever sold at auction 💰
Only Diego Maradona's 'Hand of God' shirt has sold for more, fetching £7.1m in 2022. pic.twitter.com/dXY53SJZpP
— BBC Sport (@BBCSport) July 16, 2026
Pele shënoi dy herë kundër Suedisë si 17-vjeçar në finalen e Kupës së Botës 1958, duke fituar trofeun e parë nga tre Kupat e Botës së tij.
Ai ende mban rekordin për lojtarin më të ri që shënon në një finale të Kupës së Botës.
"Rezultati i sotëm është një dëshmi e fuqishme e trashëgimisë së qëndrueshme të njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave", tha Brendan Haëkes, kreu i strategjisë dhe zhvillimit sportiv në Sotheby's.
"Kjo fanellë nuk është vetëm një kujtesë e përhershme e njërit prej momenteve më të rëndësishme në historinë e futbollit, por është kryesisht e lidhur me momentin që e katapultoi Pelen në një ikonë globale të sportit", shtoi ai.
“Dora e Zotit”, goli dhe deklarata e paharrueshme e Diego Maradonas në botërorin e vitit 1986
Artikuj të tjerë të shitur në ankandin 'The Beautiful Game' të enjten përfshinin shiritin e kapitenit që mbante Maradona gjatë Kupës së Botës 1986 - përfshirë edhe kur shënoi golin 'Dora e Zotit' kundër Anglisë - i cili u shit për 512,000 dollarë (447,554 euro).
Një fanellë e veshur nga Lionel Messi gjatë fitores dramatike 6–1 të Barcelonës kundër Paris St-Germain në 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2017 u shit për 217,600 dollarë (190,210 euro), ndërsa fanella e David Beckham nga paraqitja e tij e 50-të me Anglinë në Kupën e Botës 2002 u shit për 51,200 dollarë (44,755 euro). /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요