De Jong jashtë për javë të tëra, Barcelona përgatit transferimin e madh në mesfushë

Dëmtimi i Frenkie de Jongut ka ndryshuar planet e Barcelonës në afatin kalimtar të verës, me klubin katalonas që tashmë ka nisur lëvizjet për të gjetur një përforcim në mesfushë.
Sipas raportimeve, Barcelona ka vendosur kontaktet e para për të vlerësuar transferimin e Lamine Camaras, mesfushorit 22-vjeçar të Monacos, i cili shihet si një alternativë për të mbuluar mungesën e holandezit.
Drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të futbollistit senegalez, vlera e të cilit llogaritet rreth 40 milionë euro.
De Jong do të mungojë për disa javë pasi ka pësuar këputje të ligamentit anësor të brendshëm të gjurit të djathtë. Ekzaminimet shtesë mjekësore kanë konfirmuar se mesfushori vuan nga një problem artikular në gjurin e tij, i cili është përkeqësuar pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026.
Barcelona njofton dëmtimin e rëndë të De Jong
Reprezentuesi holandez do të ndjekë një trajtim konservativ pa ndërhyrje kirurgjikale, por do të humbasë fazën përgatitore dhe ndeshjet e para zyrtare të sezonit.
Në këtë situatë, trajneri Hansi Flick beson se Lamine Camara përshtatet me filozofinë e Barcelonës falë profilit të tij fizik, moshës së re dhe aftësisë për të luajtur si mesfushor defensiv.
Senegalezi do të mund të formonte një treshe të rëndësishme në këtë repart së bashku me Marc Bernal dhe Gavin.
Camara zhvilloi një sezon pozitiv me Monacon, duke luajtur në 31 ndeshje, ku realizoi 3 gola dhe regjistroi 4 asistime.
Kontrata e tij me klubin francez skadon në fund të sezonit të ardhshëm, një situatë që Barcelona synon ta shfrytëzojë për të negociuar një marrëveshje më të favorshme.
Sipas vlerësimeve të drejtuesve katalunas, marrëveshja për mesfushorin afrikan mund të mbyllet për një shifër afër 40 milionë eurove./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+4