미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Bebe Rexha shkëlqen në skenën e Filadelfias, mahnit me paraqitjen e saj provokuese

Telegrafi - Lajme
Bebe Rexha shkëlqen në skenën e Filadelfias, mahnit me paraqitjen e saj provokuese

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit gjatë një koncerti të mbajtur në Filadelfia, Pensilvani.

Artistja 36-vjeçare u shfaq tejet atraktive dhe provokuese, e veshur me geta në formë rrjete dhe një bluzë të kuqe, duke vënë në pah stilin e saj karakteristik dhe prezencën energjike në skenë.

Me flokët e saj të shkurtër biondë, që tashmë janë kthyer në një element dallues dhe lidhen edhe me titullin e albumit të saj më të ri, "Dirty Blonde", Bebe dukej në formë të shkëlqyer, ndërsa dhuroi një performancë plot energji për publikun.
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Interpretimi në Filadelfia vjen në kuadër të një periudhe mjaft të ngarkuar për këngëtaren, e cila ka qenë e angazhuar me koncerte dhe aktivitete promovuese për albumin e saj më të fundit.

Albumi "Dirty Blonde" u publikua më 12 qershor dhe është pritur me interes nga fansat e artistes në mbarë botën.
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ky projekt shënon albumin e katërt në karrierën e Bebe Rexhës dhe përfaqëson një kapitull të ri në rrugëtimin e saj muzikor, duke sjellë këngë që ndërthurin stilin pop me elemente dance dhe elektronikë.
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Me turneun promovues në vazhdim dhe paraqitje të shumta live, Bebe Rexha vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Foto: Bebe Rexha/Instagram ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.