미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

KRU “Hidroregjioni Jugor” zbulon 6 ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Telegrafi - Lajme
KRU “Hidroregjioni Jugor” zbulon 6 ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë evidentuar gjashtë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Njësinë e Prizrenit.

Sipas kompanisë, kyçjet ilegale janë identifikuar nga ekipet e kontrollit gjatë inspektimeve të realizuara në terren.

Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” theksojnë se lidhjet e paautorizuara janë të kundërligjshme dhe ndikojnë negativisht në funksionimin e rrjetit, duke shkaktuar humbje të ujit, probleme në furnizimin e rregullt dhe ulje të cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë legjislacionin në fuqi, të shmangin kyçjet ilegale dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas njoftimit, çdo rast i evidentuar i lidhjeve të paautorizuara do të trajtohet në përputhje me procedurat dhe dispozitat ligjore në fuqi. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.