Protestuesit mblidhen te Kuvendit të Shqipërisë, personalizojnë vezët me emrat e deputetëve

Derisa seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ende nuk ka nisur, sikur kishin paralajmëruar ditë më parë nga sheshi, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit.
Dhjetëra protestues janë mbledhur në pjesën e pasme të Kuvendit, ndërsa dëgjohen thirrje “Parlament i krimit”, teksa në institucion kanë nisur të mbërrijnë deputetët dhe ministrat socialistë.
Ndërkaq, disa prej tyre shihen me vezë në duar duke shkruar në to emrat e deputetëve, teksa po ashtu kanë sjellë edhe kollaro. Ata shprehen se kanë ndryshuar ‘strategji’ dhe se nuk do t’i godasin me vezë, por do t’ua japin në dorë dhe do t’u kërkojnë deputetëve që t’i thyejnë ose jo, shkruan TCh.
Në kor ata dëgjohen duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa më pas ka ndërhyrë policia duke i zhvendosur nga oborri i jashtëm i Kuvendit. Po ashtu policia ka marrë masa duke bllokuar zonën përreth për të shmangur incidente. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요