오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

세계의 오늘
관련 뉴스2건2개 미디어
KOHA.net
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik.

Telegrafi - Lajme
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik.

Në ceremoninë e nënshkrimit, ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, tha se marrëveshja do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të të dy vendeve njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të kualifikuara të besuara dhe skemave të identifikimit elektronik.

“Kjo marrëveshje ka të bëjë me njohjen e shërbimeve të kualifikuara të besuara dhe të skemave të identifikimit elektronik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Ne, Kosova me Malin e Zi, kemi marrëdhënie shumë të mira miqësore që bazohen në vlerat e përbashkëta, respektin e ndërsjellë dhe aspiratat e përbashkëta që kemi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e sotme është edhe një hap i radhës drejt forcimit të këtyre marrëdhënieve tona bilaterale. Kosova është duke avancuar në agjendën e saj të reformave në fushën e transformimit digjital. Platforma e-Kosova është një prej shtyllave kryesore, ku qytetarët tanë tashmë kanë qasje në mbi 320 shërbime elektronike për qytetarët dhe bizneset. Njëkohësisht, po punohet në shtyllat e transformimit digjital që kanë të bëjnë me interoperabilitetin — pra zgjerimin dhe modernizimin e platformës së interoperabilitetit; pastaj ndryshimin e qasjes sonë ndaj ofrimit të shërbimeve, duke u fokusuar gjithnjë e më tepër në shërbime që bazohen në ngjarje jetësore, pra shërbime të personalizuara, të integruara dhe proaktive; pastaj tranzicionin drejt teknologjive Cloud, modernizimin e rrjetit qeveritar; dhe një prej këtyre reformave ka të bëjë edhe me implementimin e identifikimit elektronik dhe kuletës digjitale (Digital Ëallet), të cilën jemi duke e avancuar dhe jemi në proces të lansimit të saj”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, tha se kjo marrëveshje e nënshkruar me Kosovën për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik është një hap i rëndësishëm për qytetarët, bizneset dhe procesin e integrimit evropian.

Ai shprehu kënaqësi që ndodhet në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes që, sipas tij, heq kufijtë digjitalë ndërmjet dy shteteve.

“Jam shumë i lumtur që gjendem sot në Prishtinë, për shumë arsye. Sepse ne shqiptarët e Malit të Zi, Prishtinën e shohim si vendin tonë. Rasti është edhe më i madh pasi që edhe formalisht bëjmë një marrëveshje, po nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme, ku po i heqim kufijtë digjitalë me Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje ka rëndësi shumë të madhe, në radhë të parë për qytetarët tanë të të dy vendeve, të cilët jetojnë e punojnë në Kosovë, në Republikën e Kosovës, por natyrisht edhe në Mal të Zi. Dhe jo vetëm për ta, por edhe për bizneset dhe për krejt bashkëpunimin që është kryesor për integrimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian. Siç e dini, Mali i Zi prin formalisht këtyre proceseve dhe besoj e shpresoj që t’i mbyllim ato deri në fund të vitit 2028. Ne jemi të gatshëm që përvojat tona në fusha të ndryshme t’i ndajmë edhe me Kosovën, por natyrisht edhe të mësojmë shumë nga Republika e Kosovës, sepse pothuajse gati aty-aty jemi – në disa fusha jemi ne para, në disa fusha është Kosova. Uroj dhe besoj se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen. Dua të potencoj posaçërisht rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe këtij nënshkrimi për faktin se kjo është pjesë e Planit të Rritjes. Me këtë rast, dua të falënderoj posaçërisht ministrin Jagxhiu për përkushtimin e tij për një bashkëpunim intensiv, ku për një kohë shumë të shkurtër arritëm ta finalizojmë këtë marrëveshje. Duhet të potencoj se Mali i Zi po arrin shumë shpejt, besoj deri në fund të tetorit, që të nënshkruajë këtë marrëveshje me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, gjë që është një arritje shumë e madhe për aspiratat tona si shtete drejt Bashkimit Evropian”, tha ai. /KP/Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik

KOHA.net - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Congreso latinoamericano abordará impactos socioambientales de la minería

Delfino.cr - Portada

Crucitas: el precio de la fiebre, la sombra del oro

Delfino.cr - Portada

Un nuevo modelo eléctrico costarricense, parte 2:  La transmisión y la gestión del sistema

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

U përurua lapidari memorial "Rrasa e Zogut" në Bjeshkët e Junikut

Telegrafi - Lajme

Vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e institucioneve publike në Obiliq

Telegrafi - Lajme

Qeveria miraton tri vendime: 255 mijë euro për tekstet në Luginë, 40 mijë euro për inovacionin

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.