Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

ONP 요약
트럼프는 이란 전쟁에 대한 불만을 표명하며, 전쟁이 그의 인기도를 떨어뜨리고 있다고 주장했다. 동시에 그는 오픈AI 해킹 사건 이후 AI 규제 검토를 발표했고, 중국과의 경쟁을 고려한 신중한 접근을 강조했다.
진보 성향:정치적 재앙 — 이란 전쟁이 국민을 희생시키고 트럼프의 정책이 실패
중도 성향:정책 균형 — 이란 전쟁과 AI 규제는 복합적 과제
보수 성향:국가 안보 강화 — 트럼프가 이란을 강경 대응으로 보호
Hamasi ka pranuar një marrëveshje për çarmatimin e plotë të tij dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Rripin e Gazës.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se, pas përfundimit të këtij procesi, forcat izraelite do të tërhiqen nga territori palestinez.
Trump e cilësoi marrëveshjen si një "hap historik" drejt paqes dhe sigurisë, duke bërë të ditur se zbatimi i saj do të zhvillohet në faza të mirëpërcaktuara, shkruan reuters.
Sipas tij, pas përfundimit të çarmatimit, një Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit, së bashku me një forcë të re policore palestineze, do të marrë përgjegjësinë për sigurinë në Gaza.
Sipas planit, Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze do t'ia dorëzojnë armët një komiteti kombëtar palestinez, ndërsa procesi do të monitorohet nga një mekanizëm ndërkombëtar verifikimi. Çarmatimi do të lidhet drejtpërdrejt me tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite nga Gaza.
Megjithatë, zyrtarët izraelitë mbeten skeptikë nëse Hamasi do ta zbatojë marrëveshjen, ndërsa përfaqësues të lëvizjes palestineze kanë theksuar se nuk do të ndërmarrin hapa për çarmatimin derisa Izraeli të nisë tërheqjen nga Gaza dhe të respektojë detyrimet e marrëveshjes.
Trump falënderoi Egjiptin, Katarin dhe Turqinë për ndërmjetësimin e bisedimeve, duke thënë se marrëveshja përbën një pikë kthese në zbatimin e planit të tij 20-pikësh për paqen në Gaza. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
공식 발표 ↔ 진영별 보도
+55
+109
+57
+11