Ronaldo nuk beson te Argjentina: Spanja do ta fitojë lehtësisht finalen e Kupës së Botës

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario, ka dhënë parashikimin e tij për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke u shprehur i bindur se "Furia e Kuqe" do ta fitojë ndeshjen pa shumë vështirësi.
"Spanja do të fitojë dhe do ta bëjë këtë lehtësisht", deklaroi Ronaldo.
"Që nga fillimi i turneut, ata ishin favoritët absolutë së bashku me Francën”.
“Spanja luan futboll të shkëlqyer, është pjesë e ADN-së së tyre. Ata e kultivojnë këtë stil prej shumë vitesh, që nga moshat e reja", shtoi ish-sulmuesi brazilian.
Finalja e shumëpritur e Kupës së Botës 2026 zhvillohet mbrëmjen e sotme, më 19 korrik, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen për trofeun më prestigjioz të futbollit botëror. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요