Ndahet nga jeta në një aksident me motoçikletë këngëtari irlandez, Glen Hansard

ONP 요약
Glen Hansard, the 56‑year‑old Irish singer‑songwriter known for the film 'Once' and its Oscar‑winning song 'Falling Slowly', was killed in a motorcycle crash in Dublin. The accident occurred at night, and he had recently performed at the Oscars.
Këngëtari, kantautori dhe aktori irlandez Glen Hansard ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pasi u përfshi në një aksident me motoçikletë në Dublin, në orët e para të së mërkurës.
Lajmin e konfirmoi kompania e tij menaxhuese, e cila tha se familja e artistit është thellësisht e tronditur dhe zemërthyer nga humbja e tij.
Policia irlandeze bëri të ditur se Hansard humbi jetën në një aksident ku ishte përfshirë vetëm motoçikleta e tij.
Glen Hansard
Hansard ishte një nga emrat më të njohur të muzikës irlandeze.
Ai fitoi çmimin Oscar në vitin 2008 për këngën "Falling Slowly", pjesë e filmit "Once", ku luajti edhe rolin kryesor përkrah Markeeta Irglova.
Ai ishte gjithashtu vokalisti i grupit 'The Frames', pjesë e duetit 'The Swell Season' dhe kishte publikuar disa albume solo gjatë karrierës së tij.
Përveç muzikës dhe aktrimit, Hansard njihej edhe për angazhimin në aktivitete bamirësie në Irlandë.
Pas lajmit për vdekjen e tij, kryeministri irlandez Micheal Martin e vlerësoi si një artist të talentuar që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën e vendit. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+4
+13
+5