오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스2건2개 미디어
Telegrafi
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Dorëzohet padi për anulimin e vendimeve të Ministrisë së Mjedisit për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan

Telegrafi - Lajme
Dorëzohet padi për anulimin e vendimeve të Ministrisë së Mjedisit për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, Pishtarët, EcoZ dhe Gjethi, me 16 korrik 2026, kanë dorëzuar padi në Gjykatën Administrative në Prishtinë kundër Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor (MMPH), për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet Deçani dhe Belaja, të publikuara më 16 qershor 2026.

Në njoftimin e GLPS-së thuhet se padia lidhet me procedurën për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan. Megjithatë, rëndësia e saj shkon shumë përtej këtij rasti. Ky nuk është vetëm një rast për dy leje mjedisore. Ai ka të bëjë me mënyrën se si institucionet marrin vendime dhe me të drejtën e qytetarëve për të ditur nëse zëri i tyre është dëgjuar dhe është marrë seriozisht në konsideratë.

Përmes kësaj padie, organizatat kërkojnë që gjykata të sqarojë një çështje me rëndësi për çdo qytetar: A përfundon pjesëmarrja publike me dorëzimin e komenteve, apo institucionet kanë detyrimin t'i shqyrtojnë ato, të shpjegojnë si janë marrë në konsideratë dhe si kanë ndikuar në vendimin që marrin?

“Për vite me radhë, qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile kërkuan që publiku të ketë të drejtë të marrë pjesë në procedurat për lejet mjedisore. Kjo kërkesë lindi pas rastit të lëshimit të lejeve për hidrocentralet në Lumbardh të Deçanit në vitin 2020.Këto kërkesa u mbështetën edhe nga ministrja e sotme e Mjedisit në atë kohë si deputete dhe me pastaj kryesuese e Komisionit Parlamentar për Mjedis.

Në vitin 2024, 50 organizata të shoqërisë civile iu drejtuan me një letër të hapur Kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Lejet Mjedisore dhe garantimin e pjesëmarrjes së publikut në këto procedura për të i dhënë fund vendimeve arbitrare në Ministrinë e Mjedisit”, thuhet tutje.

Në njoftim më tej thuhet se këto përpjekje çuan në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ në vitin 2025, duke krijuar për herë të parë një procedurë të qartë për pjesëmarrjen e publikut. Rasti i vazhdimit të lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan në Prill-Maj 2026 ishte një nga rastet e para ku këto ndryshime duhej të zbatoheshin në praktikë.

“Duke besuar në këtë të drejtë, organizatat dhe aktivistët dorëzuan komente, analiza teknike dhe prova që ngritën çështje serioze lidhur me procedurën. Po ashtu, publikut nuk iu dha qasje në kohën e duhur në dokumente dhe informata me rëndësi, duke e bërë të pamundur një pjesëmarrje të plotë dhe të informuar. Përkundër se Ministria ishte në dijeni se procesi nuk po zhvillohej sipas ligjit, ajo vazhdoi me lëshimin e lejeve mjedisore për HC Deçani dhe HC Belaja pa u përgjigjur dhe pa i marrë në konsiderate komentet dhe provat e dorëzuara nga publiku.

Për organizatat, thelbi i këtij rasti është i thjeshtë. Nëse qytetarët japin komente, paraqesin prova për mjedisin ku jetojnë, por institucionet nuk i marrin në konsideratë, atëherë cili është kuptimi i konsultimit publik?

Përmes kësaj padie, organizatat kërkojnë që gjykata të anulojë lejet mjedisore për HC Belaja dhe HC Deçani dhe ta kthejë procedurën në pikën ku u shkel e drejta e publikut. Ato kërkojnë që Ministria të zhvillojë një konsultim publik të ri, duke i bërë të qasshme në kohën e duhur të gjitha dokumentet dhe informacionet me rëndësi dhe duke treguar në mënyrë të arsyetuar se si komentet dhe provat e qytetarëve janë marrë në konsideratë përpara marrjes së vendimit.

Si paditës besojmë se kjo është një mundësi që Gjykata të vendosë një standard për mënyrën se si institucionet marrin vendime, respektojnë procedurat dhe nuk ua mohojnë qytetarëve pjesëmarrjen në vendimmarrjen mjedisore si e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

Ministria e Mjedisit paditet për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan

KOHA.net - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

'Gasoline-like smell' reported across parts of central S'pore, NEA monitoring the situation

Mothership - Latest

'Freedom of expression carries responsibilities': Shanmugam on Bloomberg defamation case

Mothership - Latest

Couple sues Clementi condo management after termites damaged house, gets awarded S$53,000

Mothership - Latest

Telegrafi의 다른 기사

Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh

Telegrafi - Lajme

Rritja e çmimit të biletave të transportit publik në Prishtinë, LVV dorëzon padi në Gjykatën Supreme

Telegrafi - Lajme

​Lista Serbe hesht pas deklaratave të Paunoviqit për “spastrim etnik” në Kosovë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.