미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Filipçe: Autoritetet duhet të përgjigjen se çfarë është ky ujë teknik dhe nga e marrin atë restorantet në Gostivar

Telegrafi - Lajme
Filipçe: Autoritetet duhet të përgjigjen se çfarë është ky ujë teknik dhe nga e marrin atë restorantet në Gostivar

Nëse institucionet kompetente nuk ndërmarrin masa urgjente dhe serioze, ekziston rreziku i një katastrofe më të madhe në Gostivar, helmim nga ushqimi dhe shfaqje të sëmundjeve si hepatiti A, paralajmëroi sot nga Gostivari kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Filipçe theksoi se situata aktuale kërkon veprime urgjente nga autoritetet shëndetësore dhe përgjegjësi, sepse bëhet fjalë për mbrojtje të drejtpërdrejtë të shëndetit të qytetarëve.

"Nëse uji i pasigurt përdoret ende, një rrezik edhe më i madh kërcënon, dhe ai është helmimi nga ushqimi. Nëse ushqimi nuk lahet dhe nuk trajtohet siç duhet, ekziston rreziku i helmimit nga ushqimi, dhe më pas i sëmundjeve të tilla si hepatiti A. Nuk duhet të lejojmë që një krizë të çojë në një rrezik të ri shëndetësor", paralajmëroi Filipçe.

Ai kërkoi nga institucionet kompetente që menjëherë t'u përgjigjen pyetjeve që lidhen me llojin e ujit që përdoret në objektet ku përgatitet dhe shërbehet ushqimi dhe kush e kontrollon atë ujë.

"Çfarë lloj uji përdoret në restorante? Çfarë lloj uji përdoret për të larë pjatat, enët e përgatitjes së ushqimit? Çfarë lloj uji përdoret në objektet ku ka tubime masive, siç janë dasmat dhe festimet e tjera? Ku sigurohet ky ujë dhe kush garanton se është i sigurt?" theksoi Filipçe./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.