오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Ndalohet përdorimi i ujit për pije në Gostivar, janë helmuar mbi 1200 qytetarë

Telegrafi - Lajme
Ndalohet përdorimi i ujit për pije në Gostivar, janë helmuar mbi 1200 qytetarë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka lëshuar ndalim për përdorimin e ujit për pije nga sistemi i ujësjellësit të Gostivarit, për shkak të dyshimeve të bazuara se uji është i ndotur dhe i pasigurt për konsum.

Gjatë inspektimit është konstatuar se në gypin kryesor të rrjetit të ujësjellësit, në mënyrë të paligjshme dhe pa leje, ishte vendosur një pompë që injektonte drejtpërdrejt ujë nga lumi Vardar në sistemin e furnizimit me ujë.

Mbi 1.200 banorë të Gostivarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm, duke u ankuar për dhimbje barku dhe të vjella.

“Pas njoftimit të marrë nga Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar për kryerjen e një inspektimi të jashtëzakonshëm në stacionin e pastrimit të ujit në fshatin Vrutok, Komuna e Gostivarit, me qëllim verifikimin e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm në këtë sistem furnizimi, si dhe pas ankesave të qytetarëve drejtuar Prokurorisë dhe kallëzimit nga MPB Gostivar lidhur me sigurinë dhe cilësinë e ujit, shërbimet inspektuese të AUV-së, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Prokurorisë Publike dhe teknikës kriminalistike të MPB-së, mbrëmë zhvilluan një inspektim të jashtëzakonshëm. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të pranishëm gjatë kontrollit, morën mostra të ujit për analiza laboratorike me qëllim përcaktimin e sigurisë së tij. Për të parandaluar një rrezik më të madh për popullatën e këtij rajoni, AUV vendosi ndalim të përkohshëm të përdorimit të ujit për pije deri në marrjen e rezultateve laboratorike që do të konfirmojnë sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Nga spitali bëjnë të ditur se kjo gjendje ka qenë e pranishme gjatë 3–4 ditëve të fundit. Nga SPB Tetovë njoftojnë se ekzistojnë baza dyshimi se Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, kishte vendosur tre pompa në shtratin e ujërave të ndotura, përmes të cilave injektohej ujë drejtpërdrejt në gypin kryesor që furnizon qytetin. Kjo veprimtari dyshohet se është ndërmarrë për të rritur presionin në rrjet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve të Gostivarit.

“Në lidhje me epideminë që është përhapur në Gostivar gjatë këtyre 3–4 ditëve, kemi një numër të madh pacientësh të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në institucionin tonë. Për këtë arsye kemi përforcuar personelin mjekësor në repartet ku ka më shumë pacientë. Shumica e pacientëve paraqiten me të njëjtat simptoma: të vjella, diarre, dhimbje stomaku, temperaturë, dobësi etj. Numri më i madh i pacientëve me këto simptoma është në repartin e Infektologjisë, Pediatrisë dhe Njësinë e Urgjencës".
"Gjatë këtyre ditëve, në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr. Ferid Murad’ në Gostivar janë paraqitur rreth 1.000–1.200 pacientë me këto simptoma. Të gjithë pacientëve u është ofruar ndihmë mjekësore dhe terapi përkatëse”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Rasti është raportuar edhe në SPB Tetovë, nga ku pas veprimeve të ndërmarra është konstatuar se shkaku i mundshëm ka qenë injektimi i ujit të ndotur në ujësjellësin e qytetit për të rritur presionin në rrjet, nga pika e pompimit në fshatin Vrutok.

“Më 16.07.2026, rreth orës 18:20, inspektorët e Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar, duke vepruar sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik të Prokurorisë Themelore Publike Gostivar, ndërmorën masa urgjente dhe aktivitete në terren në fshatin Vrutok, për shkak të dyshimeve për ndotjen e ujit me të cilin furnizohet qyteti i Gostivarit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, për shkak të dyshimeve për veprën penale ‘Ndotja e ujit të pijshëm’, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 219 të Kodit Penal”, njofton SPB Tetovë.

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Gostivar bëjnë të ditur se analizat për cilësinë e ujit janë ende në zhvillim. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Congreso latinoamericano abordará impactos socioambientales de la minería

Delfino.cr - Portada

Crucitas: el precio de la fiebre, la sombra del oro

Delfino.cr - Portada

Un nuevo modelo eléctrico costarricense, parte 2:  La transmisión y la gestión del sistema

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Oftalmologu Salihu: Operacioni i kataraktës zgjat vetëm pak minuta – pacienti del në këmbë

Telegrafi - Lajme

Lëndimet e syrit te të rinjtë dhe punëtorët, oftalmologu Salihu: Mungesa e mjeteve mbrojtëse po lë pasoja të përhershme

Telegrafi - Lajme

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik.

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.