관련 뉴스5건2개 미디어
general
중도 성향

Sonte përballja e madhe: Kristian Prenga sfidon Anthony Joshuan në Arabinë Saudite

Telegrafi - Lajme
Sonte përballja e madhe: Kristian Prenga sfidon Anthony Joshuan në Arabinë Saudite

Boksieri shqiptar, Kristian Prenga ngjitet në ring për duelin më të rëndësishëm të karrierës, ku përballë do të ketë ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Gjithçka është gati për një nga meçet më të shumëpritura të vitit në boks. Prenga do të përballet sonte (e shtunë) me Joshuan në një sfidë që pritet të tërheqë vëmendjen e miliona tifozëve në mbarë botën.

Meçi do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 22:00, ndërsa për Prengën kjo përfaqëson mundësinë më të madhe të karrierës për t'u përballur me një nga emrat më të njohur të boksit profesionist.

Prenga ka një mesazh për shqiptarët para meçit të jetës kundër Joshuas

Boksieri shqiptar ka shfaqur besim të madh në prag të përballjes, duke deklaruar se ka punuar gjithë jetën për këtë moment dhe se është gati t'i tregojë botës vlerat e tij në ring.

Në anën tjetër, anglezi Joshua synon të konfirmojë statusin e tij si një prej peshave të rënda më dominuese të epokës moderne.

Të gjithë sytë do të jenë sonte te ringu në Jeddah, ku Prenga do të kërkojë të shkruajë historinë përballë një kundërshtari që konsiderohet një nga boksierët më të mëdhenj të viteve të fundit. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

4건 · 2개 매체
중도 성향 100%
2개 매체
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.