관련 뉴스4건2개 미디어
general
중도 성향

Prenga ka një mesazh për shqiptarët para meçit të jetës kundër Joshuas

Telegrafi - Lajme
Prenga ka një mesazh për shqiptarët para meçit të jetës kundër Joshuas

Kristian Prenga është vetëm pak orë larg sfidës më të madhe të karrierës së tij, teksa do të ngjitet në ring për t'u përballur me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Para duelit të madh në Xhedah të Arabisë Saudite, boksieri shqiptar ka zgjedhur t'u drejtohet tifozëve me një mesazh emocionues, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe duke premtuar se do të japë maksimumin në ring.

"Shqipe, ju përshëndes të gjithëve. Uroj të jeni mirë të gjithë. Jam gati, jam stërvitur fort dhe kam punuar aq shumë sa t'ju bëj krenar të gjithëve, si gjithmonë. Shpresoj, me Zotin përpara, se do t'ju bëj krenar si gjithmonë", është shprehur Prenga.

Për boksierin shqiptar, kjo është një mundësi e artë për t'u përballur me një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror. Një paraqitje e mirë, e aq më tepër një fitore, do të ishte momenti më i madh i karrierës së tij.

View this post on Instagram

A post shared by DAZN Boxing (@daznboxing)

Prenga ka kaluar muaj të tërë në përgatitje për këtë sfidë, ndërsa në mesazhin e tij ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të japë gjithçka në ring për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët.

Tashmë mbetet vetëm të shihet nëse shqiptari do të arrijë të befasojë Joshuan dhe të shkruajë histori në një nga duelet më të rëndësishme të vitit në boksin profesionist./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.