관련 뉴스25건14개 미디어
진보 성향 7%중도 성향 36%보수 성향 57%
general
중도 성향

Shënoi golin që i dha Spanjës trofeun e Botërorit, Torres po kërkohet me ngulm nga gjiganti anglez

Telegrafi - Lajme
Shënoi golin që i dha Spanjës trofeun e Botërorit, Torres po kërkohet me ngulm nga gjiganti anglez

Liverpooli ka shfaqur interesim për transferimin e Ferran Torresit, sulmuesit 26-vjeçar të Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sulmuesi spanjoll, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës, është bërë dëshira e re e trajnerit Andoni Iraola.

Drejtuesit e klubit nga "Anfield" synojnë të përfitojnë nga nevoja e Barcelonës për ta shitur lojtarin para se ai të hyjë në vitin e fundit të kontratës, në mënyrë që klubi katalunas të mos rrezikojë ta humbasë pa përfituar financiarisht.

Barcelona e ka vendosur sulmuesin në listën e lojtarëve të transferueshëm, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, në qershor të vitit 2027.

Drejtuesit e klubit spanjoll preferojnë ta finalizojnë largimin e tij këtë verë, për të shmangur mundësinë që ai të largohet si lojtar i lirë vitin e ardhshëm, si dhe për të përmbushur detyrimet financiare ndaj Manchester Cityt nga transferimi i tij i mëparshëm.

Vlera e tregut e ish-sulmuesit të Valencias është rritur ndjeshëm ditët e fundit falë paraqitjeve të tij me kombëtaren spanjolle.

Torres shënoi golin vendimtar për Spanjën në finalen e Kupës së Botës të zhvilluar të dielën e kaluar, duke kurorëzuar një sezon të mirë me Barcelonën, ku realizoi gjithashtu 21 gola me fanellën blaugrana.

Ferran Torres "kopjon" sloganin e Trumpit, rrjeti shpërthen pas festës së Spanjës

Liverpooli nuk është klubi i vetëm që po planifikon transferimin e tij, pasi përballë ka edhe Paris Saint-Germainin.

Sipas gazetarit Loic Tanzi nga L'Équipe, klubi francez vlerëson shumë fleksibilitetin taktik të lojtarit dhe fillimisht e kishte parë transferimin e tij si një mundësi me kosto të favorshme për shkak të situatës së kontratës.

Megjithatë, hyrja në garë e Liverpoolit ka rritur ndjeshëm çmimin e mundshëm të negociatave.

Klubi anglez synon t'i përshpejtojë bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit para fillimit të përgatitjeve parasezonale./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.