"E kam ëndërruar atë gol" – deklaratë emocionuese e Lautaro Martinez pas kualifikimit në finale

ONP Summary
Argentina and England meet Wednesday in Atlanta for a World Cup 2026 semifinal berth, with both teams fielding full squads after yellow cards reset. The match carries heavy historical significance given past confrontations, while conspiracy theories about potential referee bias toward Argentina have circulated widely on social media, with the winner advancing to face Spain in the final.
Progressive:Scandal and history — progressive outlets emphasized conspiracy allegations of referee bias and invoked the controversial 1986 Hand of God precedent.
Moderate:Intense competition — centrist outlets reported on the match as part of a heated historical rivalry between the teams.
Conservative:Elite showcase — conservative outlets highlighted star players and quality competition, focusing on tournament progression without addressing controversies.
Lautaro Martinez ishte heroi i Argjentinës në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, duke realizuar golin e fitores në minutat shtesë dhe duke dërguar kampionët në fuqi në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen me Spanjën.
Pas triumfit 2-1, sulmuesi argjentinas zbuloi se e kishte parashikuar momentin e tij vendimtar, madje ia kishte thënë edhe bashkëlojtarit Alexis Mac Allister para se të hynte në fushë.
"E kam ëndërruar atë gol, ju betohem. I thashë Alexisit se do të shënoja. I thashë se do të futesha në lojë dhe do ta fitoja ndeshjen. Dhe ashtu ndodhi. Edhe Enzo shënoi një gol të mrekullueshëm”.
“Tani që jam më i qetë, mund të them se kjo skuadër vazhdon të tregojë se prej çfarë brumi është bërë”, deklaroi Lautaro.
Pamje që po bëjnë xhiron e botës: Bellingham godet me shuplakë yllin e Argjentinës pas ndeshjes
Sulmuesi i Interit analizoi edhe mënyrën se si Argjentina arriti ta përmbysë rezultatin, duke theksuar se skuadra e Thomas Tuchel humbi ritmin në pjesën e dytë.
"Ata u lodhën. Bënë presion për 60 minuta dhe më pas nuk kishin më fuqi. Pas golit u tërhoqën prapa, gjë që na dha më shumë qetësi për ta qarkulluar topin. E zgjeruam lojën në krahë dhe në fund shënuam dy gola”, shtoi ai.
Në fund, Lautaro nuk e fshehu krenarinë për arritjen e Argjentinës, e cila do të ketë mundësinë të mbrojë titullin botëror.
"Pas tre vjetësh e gjysmë, jemi sërish në finalen e Kupës së Botës”, përfundoi sulmuesi argjentinas, i cili me golin e tij ndezi festën e madhe të "Albiceleste"./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요