Zelensky publikon shifrat e humbjeve ukrainase në luftën kundër Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se rreth 50 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës me Rusinë, ndërsa rreth 400 mijë të tjerë janë plagosur.
Sipas tij, një numër i konsiderueshëm i ushtarëve ukrainas vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa betejat e ashpra në front kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore për të dyja palët.
Duke folur për humbjet ruse, presidenti ukrainas tha se numri i përgjithshëm i viktimave dhe të plagosurve të ushtrisë ruse ka arritur rreth 1.6 milionë persona, prej të cilëve afërsisht 700 mijë janë vrarë.
Sulm i madh me dronë ndaj Rusisë - goditen rafineri dhe "Amazoni rus"
Zelensky nuk publikoi detaje mbi mënyrën e përllogaritjes së këtyre shifrave.
Të dhënat për humbjet ushtarake në luftën Rusi-Ukrainë janë të vështira për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur, pasi të dyja palët publikojnë shpesh shifra të ndryshme për humbjet e kundërshtarit.
Lufta në Ukrainë, e nisur pas pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, vazhdon të jetë një nga konfliktet më të mëdha ushtarake në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요