Një goditje e re për Infantinon: Këshilltari i lartë i FIFA-s jep dorëheqje për shkak të planit për të shitur aksione të Kupës së Botës

ONP 요약
FIFA announced a plan to create a private investor company and sell stakes in its competitions, sparking criticism across Europe. UEFA’s 55 member associations voted to boycott FIFA tournaments, including the World Cup, if the plan is approved, while Africa’s football federation expressed a different stance.
진보 성향:Corporate takeover critique — progressive outlets argue FIFA's investor plan undermines sport's integrity and favors private profit over public interest
보수 성향:National pride defense — conservative outlets emphasize protecting national teams and national identity from corporate influence
Kriza në shtëpinë e futbollit botëror po thellohet. Carlos Cordeiro, një këshilltar i lartë i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të pakthyeshme për shkak të planeve kontroverse për të shitur aksione në gara te investitorë privatë.
Sipas raportimeve të gazetarit Ben Jacobs duke iu referuar mediumit talkSPORT, Infantino filloi të humbiste mbështetjen edhe brenda rrethit të tij më të ngushtë të bashkëpunëtorëve.
Cordeiro, një ish-president i Federatës së Futbollit të SHBA-së dhe ish-bankier, dënoi ashpër planet e FIFA-s dhe u distancua publikisht nga iniciativa e Infantinos.
FIFA iu përgjigj kritikave: Askush nuk e shet futbollin, konsultimet vazhdojnë
"Si këshilltar i lartë i presidentit të FIFA-s, një ish-bankier dhe një tifoz i përjetshëm i futbollit, nuk mund të rri duarkryq ndërsa FIFA shqyrton shitjen e aksioneve të saj në Kupën e Botës”.
“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë: Unë nuk isha i përfshirë në zhvillimin e këtij propozimi dhe e kundërshtoj kategorikisht. Ky është një biznes i keq për federatat anëtare të FIFA-s, biznes i keq për futbollin dhe biznes i keq për të ardhmen afatgjatë të lojës", ka thënë Cordeiro në një deklaratë.
🚨 BREAKING: FIFA senior advisor Carlos Cordeiro has quit over Gianni Infantino’s FFE plans.
As revealed on @talkSPORT last night, Infantino has lost support from his inner circle.
🗣️ Cordeiro: “As a Senior Advisor to the FIFA President, a former banker, and a lifelong football… pic.twitter.com/Ac83ePC04d
— Ben Jacobs (@JacobsBen) July 31, 2026
Ky veprim vjen menjëherë pasi tre konfederatat kryesore kontinentale - UEFA, CONCACAF dhe AFC - shprehën publikisht kundërshtim të ashpër ndaj planeve të Infantinos, duke e lënë njeriun e parë të FIFA-s praktikisht të izoluar në përpjekjen e tij për të komercializuar garën më të madhe të futbollit në botë. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+2
+2