오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, thekson përkushtimin e Kosovës për demokraci dhe sundim të ligjit

Telegrafi - Lajme
Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, thekson përkushtimin e Kosovës për demokraci dhe sundim të ligjit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadorin Feridun Sinirlioğlu, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe OSBE-së, zhvillimet demokratike në vend dhe situatën në rajon.

Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa kryeministri e falënderoi për vizitën dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Kurti tha se bashkëpunimi me OSBE-në mbetet me rëndësi për forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe zhvillimin institucional të vendit.

“Ne duam stabilitet, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të bindur që stabiliteti i vërtetë nuk mund të ndërtohet nëpërmjet konflikteve të ngrira ose ambiguitetit politik. Ai arrihet nëpërmjet forcimit të institucioneve demokratike, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke zbatuar ligjin ndaj të gjithëve në mënyrë të barabartë”, u shpreh Kurti.

Ai ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj parimeve të OSBE-së, si demokracia, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, qeverisja e mirë, llogaridhënia dhe bashkëpunimi paqësor.

Në takim, kryeministri foli edhe për zhvillimet ekonomike të vendit, duke theksuar se Kosova ka arritur rritje të Bruto Produktit Vendor në 12 miliardë euro, rritje të të hyrave publike dhe investimeve të huaja direkte, të cilat, sipas tij, kanë tejkaluar për herë të parë vlerën prej 1 miliard eurosh. Ai theksoi gjithashtu se Kosova vazhdon të ketë një nga nivelet më të ulëta të borxhit publik në Evropë.

Kurti përmendi edhe përparimin në sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe vlerësimet ndërkombëtare që e rendisin Kosovën ndër vendet më të sigurta në Evropë, si dhe faktin se vendi është larguar nga lista e shteteve të ndikuara nga brishtësia dhe konfliktet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ky ishte takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Sinirlioğlu këtë vit, pas atij të zhvilluar në fillim të muajit maj në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Living Systems llevará música creada con plantas al Mariposario Spirogyra

Delfino.cr - Portada

3 policemen arrested for allegedly robbing foreigners in Kedah, M'sia

Mothership - Latest

JSMO Destroys Thousands of Non-Compliant Goods in 2026

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Promovohet murali “Ngjyrat e dinjitetit" në Pejë - simbol i shpresës, rehabilitimit dhe fuqisë së artit

Telegrafi - Lajme

Borxhe mbi 500 euro, KRU "Prishtina" shkyç nga rrjeti 6 biznese

Telegrafi - Lajme

Finalizohen përgatitjet për manifestimin tradicional “Ditët e Mërgatës 2026” në Ferizaj

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.