오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Kryeministri serb kërkon që tema e Paunoviqit të mbyllet

Telegrafi - Lajme
Kryeministri serb kërkon që tema e Paunoviqit të mbyllet

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila kishte deklaruar se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer "spastrimin etnik të Kosovës".

Macut ka theksuar se deklaratat personale të anëtarëve të Qeverisë nuk mund të paraqiten si politikë zyrtare e Serbisë, duke insistuar se ekzekutivi serb mbetet i përkushtuar ndaj paqes, dialogut dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

“Pikëpamjet personale, qofshin ato pjesërisht të formuluara në mënyrë të ngathët apo të nxjerra jashtë kontekstit, pavarësisht se kush i ka shprehur, nuk mund dhe nuk duhet të paraqiten si politikë zyrtare e Qeverisë. Politika jonë bazohet në ruajtjen e paqes, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare, respektimin e së drejtës ndërkombëtare, dialogun dhe respektimin e plotë të të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Macut për Euronews Serbia.

Ai shtoi se çdo përpjekje për ta paraqitur një deklaratë individuale si qëndrim zyrtar të shtetit serb është, sipas tij, “plotësisht e pabazuar”.

Kryeministri serb bëri të ditur se ka biseduar me ministren Paunoviq, duke i bërë të qartë se deklaratat e saj ishin të papranueshme.

“I kam thënë qartë ministres Snezhana Paunoviq se deklaratat në këtë drejtim nuk janë të pranueshme. Ajo ka kërkuar falje për fjalët e saj, edhe pse vetë është një person i zhvendosur nga Kosova, dhe besoj se duhet ta mbyllim këtë çështje. Qytetarët presin rezultate nga Qeveria, jo polemika. Për këtë arsye do të mbetemi të përqendruar në punën që bëjmë në interes të Serbisë”, tha Macut.

Ai shtoi se nuk është e drejtë që deklarata e një ministreje, për të cilën është kërkuar falje, të përdoret si bazë për vlerësime politike ndaj Serbisë ose për të komentuar punën e Qeverisë së saj.

“Serbia është e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe dialogut të hapur me partnerët e saj, por pret që të respektohen parimet e respektit të ndërsjellë, barazisë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve. Marrëdhëniet e partneritetit ndërtohen mbi zbatimin e njëjtë të standardeve për të gjithë, përfshirë edhe Serbinë”, përfundoi kryeministri serb. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

ESCWA: Jordan Bears Highest Relative Economic Cost to Shield Citizens from War Fallout

Jordan News

Jordan and the Gulf States: The Dilemma of War

Jordan News

Jordan and Egypt Reaffirm Solidarity Against Iranian Attacks

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Luftojeni komunizmin tani - ose blini një papagall

Telegrafi - Lajme

Çfarë po ndodh në LDK? Ramosaj: Të pakënaqurit kanë arsye, por momenti për rrëzimin e Abdixhikut nuk është racional

Telegrafi - Lajme

Punime në 12 lokacione të Mitrovicës, këto lagje mund të mbesin pa ujë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.