Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga një drejtim i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 33 deri në 39 gradë, njoftoi Administrata Hidrometeorologjike.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimale do të arrijë 38 gradë.
Në dy ditët e ardhshme, moti me diell dhe shumë i ngrohtë do të mbetet me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës. Temperatura e ditës lokalisht do të arrijë 40 gradë. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.
Të martën pritet mot i paqëndrueshëm në disa vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Të mërkurën do të fryjë erë e fortë veriore, dhe temperaturat do të ulen me disa gradë, njofton Departamenti Meteorologjik. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요