Pesëmbëdhjetë persona të lënduar janë shtruar në dy klinika pas stuhisë që goditi Shkupin

Pesëmbëdhjetë persona të lënduar janë shtruar në dy klinika pas stuhisë që goditi Shkupin këtë pasdite, nëntë prej të cilëve janë shtruar në Klinikën për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendrën e Urgjencës, dhe gjashtë në Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale "Shën Naum i Ohrit" në Shkup.
Drejtori i Klinikës për Traumatologji, Igor Merxhanoski, për AIM-n tha se nga nëntë të lënduarit, dy kanë lëndime më serioze, një grua me lëndim në kokë është në Neurokirurgji, ndërsa një tjetër ka krah të thyer.
Gjashtë të lënduarit që u pranuan në Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale "Shën Naum i Ohrit", siç deklaroi drejtori, Nebojsha Nastov, kanë prerje dhe mavijosje dhe po trajtohen si ambulant.
Ai shtoi se tre nga të lënduarit u liruan në shtëpi pas ekzaminimit ambulantor, dhe tre janë në fazën e ekzaminimit.
"Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme. Fillimisht, nuk japin përshtypjen se do të mbahen për trajtim të mëtejshëm. Një pacient u lëndua kur një pemë ra dhe u godit nga degët, një u lëndua nga një llamarinë që ra nga një çati, dhe një u lëndua nga pllakat e rëna", shtoi Nastov.
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi sonte se në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 21:00, janë pranuar më shumë se 8.300 thirrje në Numrin e Vetëm të Emergjencave 112.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftoi se stuhia në Shqipëri dhe Kosovë aktualisht po lëviz drejt Maqedonisë dhe se kjo stuhi mund të shoqërohet me reshje më të theksuara, jo me erë. Një stuhi e re është e mundur në Shkup rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요