"Nëse diçka duket dhe mban erë si jashtëqitje, atëherë është jashtëqitje”, legjenda angleze godet Argjentinën

ONP Summary
Spain won the 2026 World Cup final 1-0 against Argentina, claiming their second title. Argentina's President Milei declared a national holiday for the team despite the loss, while xenophobic incidents erupted against Brazilian students in Buenos Aires and FIFA opened an investigation into Argentina's post-match behavior.
Progressive:Ironic hollow gesture — Progressive outlets emphasized the contradiction of Milei's holiday despite defeat and highlighted xenophobic violence erupting afterward.
Moderate:Straightforward reporting — Moderate outlets reported the match outcome and Milei's holiday announcement as factual sporting news.
Conservative:Spanish triumph — Conservative outlets celebrated Spain's second world title and its international recognition.
Legjenda angleze, Gary Neville e ka quajtur performancën e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës "thjesht të mjerueshme" në një analizë të ashpër pas humbjes së tyre ndaj Spanjës.
Ekipi i Lionel Messit po përpiqej të bëhej vetëm ekipi i tretë në histori që mbronte titullin e Kupës së Botës, por nuk arriti të shënonte në portën e spanjollëve në një ndeshje të dominuar nga kundërshtarët e tyre.
Edhe pse argjentinasit u mbrojtën fort dhe e mbajtën rezultatin 0-0 deri në golin e Ferran Torres në minutën e 106-të, ata u kritikuan për lojën e tyre agresive dhe të ashpër.
Fjalë që vlejnë më shumë se një medalje: Lamine Yamal zbulon çfarë i tha Messi pas finales
"Thashë se i admiroja në fillim. Por të jemi të sinqertë, ata luajtën tmerrshëm. Merita u takon atyre që qëndruan në lojë, por luajtën si të dobët”, ka thënë fillimisht Neville në podkastin "Stick to Football".
Megjithatë, Neville pohon se Argjentina nuk do të kishte arritur kurrë në një finale të dytë radhazi pa gjenialitetin e Messit, i cili shënoi tetë gola gjatë rrugës për në ndeshjen finalen e luajtur në Neë Jersey.
Gary Neville delivers damning verdict on Argentina's World Cup final performance... and says without Lionel Messi they would never have even got there! ''If it looks like s*** and it smells like s***, it's s***!' https://t.co/LC9Q8w6TaT
— Daily Mail Sport (@MailSport) July 20, 2026
"Nëse diçka duket dhe mban erë si m*ti, atëherë është mu*. Ajo që pamë në finale ishte një performancë e dobët, dhe ata kanë pasur ndeshje të dobëta edhe më parë”.
"Megjithatë, ata kanë një kimi të pabesueshme dhe një shpirt luftarak që i mban gjallë, dhe në sulm kanë një lojtar të mrekullueshëm që krijon një avantazh. Pa të, siç thashë për kampionatin e fundit, ata ndoshta do të kishin vështirësi të arrinin në këtë fazë”, perfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요