PSG zbulon arsyen e tërheqjes nga gara për Yan Diomanden

Real Madrid duket se e ka kompletuar transferimin e Yan Diomande, pasi Paris Saint-Germain është tërhequr zyrtarisht nga gara për talentin nga Bregu i Fildishtë.
Sipas raportimeve nga Spanja, dita e sotme ka qenë vendimtare për të ardhmen e Diomandes. Deri në orët e paradites, PSG vazhdonte të ishte në garë për nënshkrimin e lojtarit, por në mbrëmje klubi francez vendosi të ndalojë negociatat.
PSG: Nuk do të marrim pjesë në lojën e çmimeve të fryra
Në një reagim zyrtar, PSG bëri të ditur se ka hequr dorë nga transferimi, duke argumentuar se kërkesat financiare ishin të tepruara.
"Paris Saint-Germain ka tërhequr zyrtarisht interesimin për Yan Diomanden dhe ka përfunduar të gjitha negociatat. Shuma e kërkuar për transferimin, si dhe kërkesat për pagë, ishin plotësisht disproporcionale dhe mund të destabilizonin tregun".
E kryer, Real Madridi arrin marrëveshje përfundimtare për Yan Diomand - mbi 100 milionë euro kushtoi transferimi
Klubi francez shtoi se nuk do të largohet nga politika e tij e menaxhimit financiar.
"PSG nuk do të heqë dorë nga parimet e menaxhimit rigoroz financiar dhe balancës së skuadrës. Nuk do të ndikohemi nga inflacioni artificial i tregut apo nga manovrat e ndërmjetësve", shkruan reagimi i tyre.
🚨 Paris Saint-Germain has this evening formally withdrawn its interest in and bids for Yan Diomande.
PSG will not break its principles of rational financial management and squad balance.
⚪️🔜 Diomande has decided to join Real Madrid and the move will be completed next week. pic.twitter.com/9B0B0UoTjo
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 26, 2026
Real Madridi rriti ofertën
Sipas mediave spanjolle, Real Madridi hyri fuqishëm në garë gjatë ditëve të fundit dhe përmirësoi ndjeshëm ofertën si për lojtarin, ashtu edhe për RB Leipzigun.
Raportohet se marrëveshja mund të kalojë shifrën e 100 milionë eurove, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.
Një nga arsyet pse Real Madridi ka përshpejtuar negociatat është edhe pasiguria rreth të ardhmes së Vinícius Júnior. Kontrata e brazilianit ende nuk është rinovuar dhe klubi dëshiron të jetë i përgatitur për çdo skenar, edhe pse prioritet mbetet vazhdimi i bashkëpunimit me një nga yjet kryesorë të skuadrës.
Në të njëjtën kohë, mediat spanjolle raportojnë se madrilenët kanë hequr dorë nga ndjekja e Michael Olise, pasi Bayern Munich ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë francezin.
Përforcimi i pestë për Mourinhon
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Diomande do të bëhet përforcimi i pestë i Real Madridit në këtë afat kalimtar.
Më herët, klubi madrilen ka afruar Ibrahima Konaté, Marc Cucurella, Denzel Dumfries dhe Bernardo Silva.
Me afrimin e talentit nga Bregu i Fildishtë, trajneri José Mourinho do të ketë në dispozicion një tjetër armë të rëndësishme në repartin ofensiv për sezonin e ri. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
보도 없음
+7