Mickoski: Kryetari i Gostivarit dhe gjithë të tjerët kanë përgjegjësi morale, hetimi do ta vërtetojë përgjegjësinë ligjore

Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që kreu i Gostivarit dhe gjithë zinxhiri përgjegjës të mbajnë përgjegjësi morale për helmimin e qytetarëve të Gostivarit.
Sipas tij, Instituti i Shëndetit Publik e ka bërë punën e vet, ndërsa tani në hap është Prokuroria Publike e cila duhet të dalë me kualifikimin e veprës penale. Për shkak se ujësjellësi në Gostivar është projekt i financuar nga jashtë dhe me mbështetjen e Qeverisë, Mickoski tha se përgjegjësi do të ketë edhe për mbikëqyrësin e punimeve i cili ka nënshkruar raportin kur ka mbaruar projekti.
“Nga i pari deri tek i fundit duhet të mbajnë përgjegjësi morale, pavarësisht asaj që nga ana tjetër Prokuroria do të merret me përgjegjësinë e nivelit tjetër. Por unë pres që nga kryetari i komunës e gjithë të tjerët me rend të mbajnë përgjegjësi morale si fillim. Sigurisht që ka mbikëqyrës që ka nënshkruar raportin. Sipas ligjit për ndërtim, patjetër të keni mbikëqyrës dhe kompani që i kontrollon punimet dhe të gjithë një për një do të shqyrtohen”, deklaroi Hristijan Mickoski. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요