오픈뉴스백과
오늘의 이슈홈라이브뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

“Një copëz e shpirtit të muzikës shqiptare dëgjohet në botë” - këta janë artistët shqiptarë që bashkëpunuan me kompozitorin e filmit “The Odyssey”

Telegrafi - Lajme
“Një copëz e shpirtit të muzikës shqiptare dëgjohet në botë” - këta janë artistët shqiptarë që bashkëpunuan me kompozitorin e filmit “The Odyssey”

Ervis Rapaj dhe Grupi Argjiro kanë bërë të ditur se kanë qenë pjesë e realizimit të filmit “The Odyssey”, me regji nga Christopher Nolan, përmes muzikës dhe traditës së polifonisë shqiptare.

Rapaj ka ndarë emocionet e tij pas këtij bashkëpunimi, duke treguar se pati mundësinë të interpretojë kabanë shqiptare dhe të punojë pranë kompozitorit Ludwig Göransson, fitues i çmimit Oscar, i cili udhëtoi në jug të Shqipërisë për të regjistruar tingujt autentikë të iso-polifonisë dhe instrumenteve tradicionale shqiptare.

“Ndihem vërtet i privilegjuar dhe mirënjohës që pata mundësinë të jem pjesë e realizimit të filmit ‘The Odyssey’, me regji nga Christopher Nolan.
Isha i nderuar të interpretoja kabanë shqiptare dhe të punoja pranë kompozitorit të jashtëzakonshëm Ludwig Göransson, fitues i çmimit Oscar, i cili udhëtoi në jug të Shqipërisë për të regjistruar tingujt autentikë të iso-polifonisë dhe instrumenteve tona tradicionale, duke i bërë ato pjesë të një produksioni të madh botëror”, shkroi Ervis Rapaj.

Ai gjithashtu falënderoi kompozitorin për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij projekti, duke u shprehur: “Krenar dhe shpresoj që një copëz e shpirtit të muzikës shqiptare të dëgjohet në mbarë botën”.

Edhe Roland Çenko, së bashku me Grupin Argjiro, ka ndarë emocionet për përfshirjen në këtë projekt ndërkombëtar.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe krenar që pata nderin, së bashku me Grupin Argjiro, të jem pjesë e filmit ‘The Odyssey’, me regji të Christopher Nolan, përmes polifonisë shqiptare, artit të cilit i kam kushtuar gjithë jetën time”, shkroi Çenko.

Ai theksoi se për të dhe për Grupin Argjiro ishte një privilegj i madh të përcillnin zërin e polifonisë shqiptare në një produksion me përmasa botërore.

“Për mua dhe për Grupin Argjiro, të cilin kam nderin ta drejtoj, ishte një privilegj i madh të përcillnim zërin e polifonisë shqiptare në një produksion me përmasa botërore. Ishte një përvojë e veçantë bashkëpunimi me kompozitorin e madh Ludwig Göransson, fitues i çmimit Oscar, i cili erdhi në jug të Shqipërisë për të njohur dhe regjistruar tingujt autentikë të iso-polifonisë dhe instrumenteve tona tradicionale”, u shpreh ai.

Grupi Argjiro, i përbërë nga Roland Çenko, Kastriot Çenko, Alvaro Çenko, Llambro Ballo dhe Juli Zholi, ka përcjellë kështu një pjesë të traditës muzikore shqiptare në një projekt të rëndësishëm kinematografik ndërkombëtar. “The Odyssey” është filmi i ri i Christopher Nolan, ku tingujt autentikë të muzikës tradicionale shqiptare do të jenë pjesë e realizimit artistik. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Orlando Aguirre a Laura Fernández: "Esto no es ningún berrinche, sino precisamente el ejercicio responsable de nuestra función"

Delfino.cr - Portada

Chavismo aprueba condena a palabras de Daniel Ortega, pero rechaza llamar 'dictadura' al régimen nicaragüense

Delfino.cr - Portada

Grupo Montecristo presenta “Detrás de la Huella”, un documental sobre sostenibilidad, salud e impacto social

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Ekspertët kërkojnë strategji të re për sigurinë rrugore

Telegrafi - Lajme

Tarifat e reja prej 50 për qind të Trump ndaj Kanadasë rrezikojnë të ndezin një luftë të re tregtare

Telegrafi - Lajme

Pse udhëtarët me përvojë vendosin një rrotull letre higjienike në valixhe

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.