Merz: Macron nuk do të jetë më president i Francës, por do të vazhdojë koordinimi Berlin-Paris

ONP Summary
Merz and Macron held bilateral discussions to advance Franco-German defense cooperation, with plans including German military participation in French nuclear deterrence training. Both leaders emphasized their partnership commitment while addressing past friction in defense sector cooperation.
Progressive:Strategic Autonomy — Germany and France are establishing independent nuclear deterrence capability to strengthen European security autonomy from external powers.
Moderate:Partnership Repair — The leaders addressed past friction in defense cooperation and sought to restore harmony to a historically important but strained relationship.
Conservative:European Power Consolidation — Chancellor Merz and President Macron are uniting to transform Europe into an independent strategic force through deepened German-French cooperation.
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se Berlini do të vazhdojë të punojë për një marrëdhënie të ngushtë me Francën, pavarësisht zhvillimeve politike në Paris dhe zgjedhjes së presidentit të ardhshëm francez.
Duke folur për të ardhmen politike të Francës, Merz tha se presidenti aktual, Emmanuel Macron nuk do të mund të kandidojë për një mandat të ri, por shprehu bindjen se pasuesi i tij do të udhëhiqet nga interesat e përbashkëta të dyja vendeve.
“Emmanuel Macron nuk do të jetë në gjendje të jetë presidenti i ardhshëm i Francës, por supozoj se kushdo që do ta pasojë atë do të udhëhiqet nga ajo që është e drejtë dhe e nevojshme për interesat e vendeve tona”, tha Merz.
Kancelari gjerman theksoi se Gjermania do të vazhdojë të forcojë partneritetin me Francën, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë bashkëpunimin me fqinjin tonë francez sa më të afërt, të thellë dhe të bazuar në besim, pavarësisht se si do të votojë populli francez”, u shpreh ai.
Merz shtoi se kjo qasje vlen si për Pallatin Élysée, selinë e presidencës franceze, ashtu edhe për Asamblenë Kombëtare të Francës.
“Dora e Gjermanisë do të mbetet gjithmonë e shtrirë për një bashkëpunim më të thellë dhe të besueshëm me Francën, pavarësisht vendimeve të votuesve në dy vendet tona”, deklaroi kancelari gjerman.
Ndryshe,l Macron nuk mund të jetë më president i Francës sepse Kushtetuta franceze e kufizon presidentin në dy mandate radhazi.
Macron u zgjodh për herë të parë president në vitin 2017 dhe u rizgjodh për një mandat të dytë në 2022. Sipas nenit 6 të Kushtetutës së Francës, një president nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요