오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Shoqata e Qumështarëve kërkon hetim të ri për përdorimin e vajit të palmës dhe përgjegjësinë institucionale

Telegrafi - Lajme
Shoqata e Qumështarëve kërkon hetim të ri për përdorimin e vajit të palmës dhe përgjegjësinë institucionale

Kanë kaluar gati dhjetë vjet që nga dorëzimi i kallëzimit penal të Shoqatës kundër Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në janar të vitit 2017.

Kështu thuhet përmes një njoftimi për media nga Shoqata e Qumështarëve të Kosovës, ku ndër të tjera thuhet se përmes këtij kallëzimi u paraqitën dokumente dhe prova, të cilat sipas shoqatës dëshmonin përdorimin e vajit të palmës në produkte të qumështit dhe mashtrimin e konsumatorëve.

“Më 20 tetor 2020, para Komisionit Parlamentar për Bujqësi, prezantuam fakte dhe dokumente që, sipas vlerësimit tonë, dëshmonin dëmtimin e konsumatorëve, fermerëve dhe industrisë vendore të qumështit. Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kemi heshtur asnjëherë. Kemi organizuar dhjetëra protesta para Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kemi mbajtur qindra konferenca dhe deklarata për media. Kemi diskutuar me të gjitha partitë politike, ministritë përgjegjëse dhe institucionet shtetërore. Qëllimi ynë ka qenë vetëm një: mbrojtja e konsumatorit, fermerit dhe prodhimit vendor. Fatkeqësisht, pas gjithë këtyre viteve, mbetet bindja jonë se: Konsumatori nuk u mbrojt. Fermeri nuk u mbrojt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim investimet publike dhe private në sektorin e qumështit nuk u mbrojtën.

“Miliona kilogramë vaj palme dhe produkte që përmbanin vaj palme janë importuar ose prodhuar në Kosovë dhe janë konsumuar nga qytetarët. Ështe plotësisht e qartë se konsumatorët nuk janë informuar për natyrën reale të këtyre produkteve”.

Tutje në njoftim thuhet se nëse këto pretendime rezultojnë të sakta, “atëherë kemi të bëjmë me një dështim serioz institucional”.

“Shumë studime shkencore kanë treguar se yndyrat trans industriale, të krijuara kryesisht nga vajrat pjesërisht të hidrogjenizuara, lidhen me rritjen e rrezikut për sëmundje të rënda kardiovaskulare dhe probleme të tjera serioze shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa të rrepta kufizuese ndaj përdorimit të këtyre yndyrave”.

Siç bëhet e ditur në njoftim rregullorja (BE) 2019/649 kufizon përmbajtjen e yndyrave trans industriale në maksimum 2 gramë për 100 gramë yndyrë, duke bërë që përdorimi i vajrave pjesërisht të hidrogjenizuara praktikisht të zhduket nga tregu evropian.

“Po ashtu, legjislacioni i Bashkimit Evropian nuk lejon që produktet ku yndyra e qumështit zëvendësohet me yndyrë bimore të tregtohen si produkte qumështi. Në Kosovë, këto pretendime është dashur të hetoheshin me seriozitet. AUV ka pasur kompetenca ligjore për të vepruar. Prokuroria e Shtetit ka pasur detyrim të shqyrtonte kallëzimet dhe provat e dorëzuara. Dogana e Kosovës ka pasur rol në kontrollin e produkteve që hynin në treg”.

Prandaj, siç thuhet në njoftim: “Sot i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës që të iniciojnë një hetim të plotë, të pavarur dhe transparent. Asnjë zyrtar nuk duhet të jetë mbi ligjin. Nëse gjatë hetimit konstatohet se ka pasur shkelje të ligjit, përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë, pavarësisht funksionit që kanë ushtruar. Në këtë kuadër, vlerësojmë se duhet të shqyrtohet edhe përgjegjësia institucionale e ish-Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe e ish-Kryeshefit të AUV-së, Valdet Gjinovci, në raport me kompetencat që kanë ushtruar gjatë mandatit të tyre”.

“Njëkohësisht, shprehim respekt për gjykatat e Republikës së Kosovës, të cilat kanë mbrojtur të drejtën e fjalës së lirë dhe interesin publik. Shoqata nuk do të ndalet. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zbatimin e ligjit, mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e fermerit dhe transparencë të plotë deri në zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje. Shëndeti i qytetarëve nuk negociohet. Drejtësia nuk duhet të vonohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Living Systems llevará música creada con plantas al Mariposario Spirogyra

Delfino.cr - Portada

3 policemen arrested for allegedly robbing foreigners in Kedah, M'sia

Mothership - Latest

JSMO Destroys Thousands of Non-Compliant Goods in 2026

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Promovohet murali “Ngjyrat e dinjitetit" në Pejë - simbol i shpresës, rehabilitimit dhe fuqisë së artit

Telegrafi - Lajme

Borxhe mbi 500 euro, KRU "Prishtina" shkyç nga rrjeti 6 biznese

Telegrafi - Lajme

Finalizohen përgatitjet për manifestimin tradicional “Ditët e Mërgatës 2026” në Ferizaj

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.