Po tensionohet gjendja në Lindjen e Mesme - Houthit sulmojnë anijet cisterne saudite

Rebelët Houthi të Jemenit kanë sulmuar me raketa dhe dronë dy cisterna saudite të naftës në Detin e Kuq, duke deklaruar se veprimi ishte kundërpërgjigje ndaj bllokadës së aeroporteve dhe porteve në zonat që kontrollojnë. Sipas tyre, sulmi është pjesë e strategjisë së "bllokadës për bllokadë".
Autoritetet saudite konfirmuan se njëra nga cisternat u godit dhe mori flakë, por njoftuan se ekuipazhi është i sigurt.
Edhe Agjencia Britanike për Sigurinë Detare raportoi incidentin dhe tha se zjarri në anije po vihej nën kontroll.
Përshkallëzimi i ri vjen pas bombardimit të aeroportit të Sanaas nga forcat e mbështetura nga Arabia Saudite, për të cilin Huthit pretendojnë se ishte shkaku i hakmarrjes së tyre. Ata kërkojnë heqjen e embargos ndaj porteve dhe aeroportit të Sanaas.
Sulmet rrezikojnë sigurinë e lundrimit në Detin e Kuq, ndërsa disa anije janë detyruar të ndryshojnë itinerarin. Kjo shton pasigurinë në një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin e energjisë.
Ekspertët paralajmërojnë se, me Ngushticën e Hormuzit tashmë të prekur nga tensionet rajonale, çdo bllokim i rrugës detare Bab al-Mandeb mund të ndikojë ndjeshëm në furnizimin global me naftë dhe gaz, duke shkaktuar rritje të çmimeve dhe paqëndrueshmëri në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+11
+32
+6
+1