‘Lamtumirë lekut’: Shqipëria nis edhe ligjërisht adoptimin e monedhës euro

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro.
Projektligji i ri "Për Bankën e Shqipërisë", i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore shqiptare pas hyrjes së vendit në Eurozonë, shkruan A2 CNN.
Projektligji parashikon se, nga dita e prezantimit të euros si monedhë e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.
Njëkohësisht, institucioni do të përcaktojë edhe dizajnin e monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria, sipas standardeve evropiane. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요