BE-ja gjobit 890 milionë euro Google

Bashkimi Evropian i ka vendosur Google një gjobë prej 890 milionë eurosh për shkelje të rregullave digjitale të BE-së. Sipas Komisionit Evropian, kompania favorizoi motorin e saj të kërkimit dhe dyqanin e aplikacioneve Google Play, duke dëmtuar konkurrencën.
Komisionerja për Çështjet Digjitale, Henna Virkkunen, tha se Google nuk u ka dhënë bizneseve rivale të njëjtën dukshmëri në Google Search dhe ka kufizuar zhvilluesit e aplikacioneve që t’u ofrojnë klientëve alternativa më të lira jashtë Google Play.
Komisioni Evropian paralajmëroi se Google mund të përballet me gjoba të tjera nëse nuk i përshtatet rregullave të BE-së.
Komisionerja për Konkurrencën, Teresa Ribera, tha se produktet duhet të kenë sukses për shkak të cilësisë së tyre dhe jo sepse favorizohen nga kompania që kontrollon motorin e kërkimit. Ajo shtoi se konsumatorët duhet të kenë mundësi të informohen për ofertat më të mira.
BE-ja e konsideron Google dhe kompaninë mëmë Alphabet si një "gatekeeper" (portier digjital), së bashku me kompani si Amazon, Apple, Meta, Microsoft dhe ByteDance, të cilat kontrollojnë qasjen e konsumatorëve në tregjet digjitale.
Drejtuesi i Google, Kent Walker, e kritikoi vendimin, duke thënë se gjoba do të dëmtojë funksione të dobishme të kërkimit dhe do të dobësojë mbrojtjen e përdoruesve në Google Play.
BE-ja prej vitesh po forcon rregullat për të kufizuar fuqinë e kompanive të mëdha teknologjike. Në vitin 2018, Google u gjobit me 4.3 miliardë euro për abuzim me pozitën dominuese të sistemit Android.
Së fundmi, BE-ja ka ndërmarrë masa edhe ndaj kompanive të tjera teknologjike, duke gjobitur AliExpress për shkelje të rregullave të sigurisë dhe duke paralajmëruar Meta-n për ndryshimin e elementeve të ashtuquajtura të "dizajnit varësues" në Facebook dhe Instagram. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
공식 발표 ↔ 진영별 보도
+14
+31
+14