Vdes një person në Prishtinë, bie nga lartësia e një objekti

Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:00 pasi ka rënë nga një lartësi në rrugën “Arshi Pipa”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Siç thuhet në njoftim si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요