오픈뉴스백과
오늘의 이슈홈라이브뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Nikotina, tymi dhe djegia: Çfarë duhet të dijë vërtet opinioni publik

Telegrafi - Lajme
Nikotina, tymi dhe djegia: Çfarë duhet të dijë vërtet opinioni publik

Pirja e duhanit është një problem i shëndetit publik për të cilin, në shikim të parë, duket se gjithçka është thënë tashmë. Rreziqet njihen, paralajmërimet janë mbi çdo paketë, fushatat kundër duhanit zgjasin me dekada, ndërsa rekomandimi i mjekësisë është i qartë: më e mira është të mos fillohet kurrë me pirjen e duhanit ose të ndërpritet plotësisht përdorimi i duhanit dhe nikotinës. Por pavarësisht kësaj, shifrat tregojnë se pirja e duhanit mbetet një shprehi thellësisht e pranishme, dhe jo një problem që mund të zgjidhet vetëm duke përsëritur të njëjtat mesazhe.

Në Maqedoni, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, rreth 39,6% e popullsisë së rritur përdor duhan. Kjo do të thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për një përqindje, por për qindra mijëra njerëz. Sipas vlerësimeve të raportit global Tobacco Atlas, në Maqedoni ka rreth 470.000 duhanpirës të rritur, ndërsa duhani lidhet me më shumë se 3.600 vdekje në vit.

Gjithashtu, pirja e duhanit sjell edhe një barrë të konsiderueshme ekonomike përmes kostove të mjekimit, produktivitetit të zvogëluar dhe vdekshmërisë së parakohshme. Prandaj, debati për duhanin nuk duhet të mbetet vetëm brenda kornizave të zgjedhjes personale, por duhet parë edhe si një çështje e shëndetit publik, ekonomisë dhe besimit tek institucionet.

Këto të dhëna hapin një pyetje të pakëndshme, por të domosdoshme: çfarë bëjmë me duhanpirësit e rritur që e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme, por megjithatë vazhdojnë të pinë duhan? Politika e shëndetit publik nuk guxon të heqë dorë nga qëllimi ideal – lënia e plotë e duhanit. Por, nëse fokusohet vetëm tek skenari ideal, rrezikon të anashkalojë realitetin. Dhe realiteti është se një pjesë e duhanpirësve nuk heqin dorë menjëherë, nuk ia dalin pas përpjekjes së parë ose nuk kërkojnë fare ndihmë për ta lënë atë.

Pikërisht për këtë arsye, debati bashkëkohor për duhanin po lëviz gjithnjë e më shumë në dy drejtime njëkohësisht: parandalim i fuqishëm për të rinjtë dhe joduhanpirësit, si dhe informacion më i mirë dhe më i saktë për duhanpirësit e rritur. Këta dy qëllime nuk janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Përkundrazi, ata duhet të ecin së bashku. Mbrojtja e të rinjve duhet të jetë e rreptë dhe e qartë, ndërsa duhanpirësit e rritur duhet të kenë qasje në fakte që do t'i ndihmojnë të kuptojnë dallimin midis produkteve, rreziqeve dhe pasojave të zgjedhjes së tyre.

Kjo ishte një nga temat qendrore të Forumit Global për Nikotinën 2026, i mbajtur në Varshavë, ku shkencëtarë, ekspertë të shëndetit publik, rregullatorë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme diskutuan se si duhet të zhvillohen politikat për duhanin dhe nikotinën në kushtet kur qasjet tradicionale nuk mjaftojnë për të gjitha grupet e duhanpirësve. Mesazhi nga diskutime të tilla nuk është se rreziku duhet të zvogëlohet në perceptimin publik, por se komunikimi publik duhet të jetë më preciz, më i përgjegjshëm dhe më pak i udhëhequr nga frika.

Dallimi kryesor që shpesh humbet në bisedat publike është dallimi midis nikotinës, tymit dhe djegies. Nikotina krijon varësi dhe nuk është pa rrezik, veçanërisht për të miturit, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe personat me gjendje të caktuara shëndetësore. Por, te cigareja klasike, pjesa më e madhe e lëndëve të dëmshme nuk vjen vetëm nga nikotina, por nga procesi i djegies së duhanit. Kur duhani digjet, krijohet tym që përmban mijëra kimikate, në mesin e të cilave edhe substanca të lidhura me sëmundje serioze.

Ky nuk është një detaj teknik, por një informacion thelbësor për të kuptuar rrezikun. Nëse opinioni publik dëgjon vetëm se "çdo gjë është njësoj e rrezikshme", atëherë zhduket hapësira për një vendim të informuar. Nga ana tjetër, nëse dëgjon se një produkt është "i sigurt", krijohet një tjetër mashtrim po aq i rrezikshëm. E vërteta është më e ndërlikuar: produktet e nikotinës mbartin rrezik, por mënyra se si përdoren dhe nëse ka apo jo djegie, bëjnë një dallim të rëndësishëm në profilin e rrezikut.

Në këtë kuadër shfaqen produktet pa djegie – produktet me ngrohje të duhanit, cigaret elektronike dhe qeskat e nikotinës (nicotine pouches). Ato nuk janë produkte për përdorim të përgjithshëm, nuk janë të destinuara për joduhanpirësit, nuk janë të destinuara për të miturit dhe nuk duhet të paraqiten si të padëmshme. Por, për një duhanpirës të rritur i cili përndryshe do të vazhdonte me cigaret klasike, pyetja që shtrojnë një pjesë e ekspertëve të shëndetit publik është nëse alternativat e rregulluara mund të luajnë një rol në zvogëlimin e ekspozimit ndaj tymit nga djegia.

Këtu është e rëndësishme të vendoset një kufi i qartë. Biseda për alternativat nuk guxon të kthehet në promovim të shprehive të reja, veçanërisht te të rinjtë. Nuk guxon të përdoret si arsyetim për të filluar me nikotinën. Por gjithashtu, nuk guxon të mbyllet që më parë çdo diskutim për dallimet midis produkteve, veçanërisht kur ato dallime janë objekt i analizave shkencore, politikave rregullatore dhe strategjive të shëndetit publik në shumë vende.

Dëshmitë për këtë temë kërkojnë një lexim të kujdesshëm. Analizat shkencore tregojnë se cigaret elektronike me nikotinë mund t'u ndihmojnë duhanpirësve të caktuar të heqin dorë nga cigaret klasike, por kjo nuk do të thotë se janë pa rrezik ose se janë të destinuara për njerëzit që nuk pinë duhan.

Pikërisht kjo ekuilibër është më i vështiri për t'u komunikuar në media: të thuhet mjaftueshëm qartë se më e mira është lënia e plotë e duhanit, të paralajmërohet mjaftueshëm rreptë se të rinjtë dhe joduhanpirësit nuk duhet të përdorin produkte nikotine, por edhe të shpjegohet mjaftueshëm me saktësi se jo të gjitha produktet krijojnë të njëjtin lloj ekspozimi dhe nuk duhet të trajtohen automatikisht si identike.

Për Maqedoninë, sfida e radhës nuk është më vetëm se çfarë do të shkruhet në ligj, por çfarë do të ndodhë pas miratimit të tij. Rregullat mund të ndalojnë shitjen për të miturit, të kufizojnë reklamimin dhe të vendosin paralajmërime, por ato vetvetiu nuk e ndryshojnë shprehinë e duhanpirësit të rritur. Pyetja e vërtetë është nëse sistemi do të arrijë të krijojë një kulturë në cilën pirja e duhanit do të zvogëlohet përmes zgjedhjeve të informuara, besimit te institucionet dhe një dallimi të qartë midis produkteve, në vend se vetëm përmes ndalimeve formale.

Pikërisht këtu hapet hapësira për një qasje të re: rregullorja të mos jetë vetëm një listë ndalimesh, por një mekanizëm që do të ndjekë të dhënat dhe sjelljen reale. Sa duhanpirës të rritur përpiqen ta lënë duhanin? Sa prej tyre u kthehen cigareve? A po përdoren kategoritë e reja të produkteve nga duhanpirësit apo po tërheqin njerëz që nuk kanë pirë kurrë duhan? A po e zvogëlojnë rrezikun kufizimet apo po krijojnë hapësirë për tregun e zi? Pa përgjigje të tilla, çdo politikë rrezikon të duket mirë në letër, por të mos japë rezultat në praktikë.

Prandaj, faza e ardhshme e debatit publik duhet të jetë më pak ideologjike dhe më shumë praktike. Në vend që pyetja të jetë nëse jemi "për" apo "kundër" një kategorie të caktuar produktesh, fokusi duhet të jetë se kush i përdor ato, nën çfarë kushtesh, me çfarë informacioni dhe me çfarë kontrolli. Nëse një produkt pa djegie përdoret nga një i mitur, ky është dështim i sistemit. Nëse një duhanpirës i rritur nuk merr informacion të saktë për dallimin midis tymit, nikotinës dhe djegies, edhe ky është dështim. Nëse produkte të parregulluara shfaqen jashtë kanaleve të kontrolluara, atëherë problemi nuk është zgjidhur, por vetëm është zhvendosur.

Lufta kundër duhanit nuk fitohet me frikë, por me besim, njohuri dhe politika që e pranojnë realitetin dhe ndjekin dëshmitë shkencore. Mesazhi më i mirë mbetet: mos filloni të pini duhan, e nëse pini – lëreni atë. Por për duhanpirësit e rritur që nuk heqin dorë, shoqëria ka detyrimin të sigurojë informacion të saktë dhe rregullore të bazuar në dëshmi. Nëse qëllimi është më pak duhanpirës, më pak tym dhe më pak dëm, atëherë debati publik duhet të jetë më i thellë se një ndalim, më preciz se frika dhe më i sinqertë ndaj fakteve. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Orlando Aguirre a Laura Fernández: "Esto no es ningún berrinche, sino precisamente el ejercicio responsable de nuestra función"

Delfino.cr - Portada

Chavismo aprueba condena a palabras de Daniel Ortega, pero rechaza llamar 'dictadura' al régimen nicaragüense

Delfino.cr - Portada

Grupo Montecristo presenta “Detrás de la Huella”, un documental sobre sostenibilidad, salud e impacto social

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Ekspertët kërkojnë strategji të re për sigurinë rrugore

Telegrafi - Lajme

Tarifat e reja prej 50 për qind të Trump ndaj Kanadasë rrezikojnë të ndezin një luftë të re tregtare

Telegrafi - Lajme

Pse udhëtarët me përvojë vendosin një rrotull letre higjienike në valixhe

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.